Tri skuadra të mëdha të Ligës Premier pas Perisicit

245:"GIUSEPPE MEAZZA STADIUM, MILAN, ITALY - 2016/11/20: Ivan Perisic of FC Internazionale celebrates after scoring a goal during the Serie A football match between AC Milan and FC Internazionale. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images) 28:"LightRocket via Getty Images
Chelseat dhe Arsenalit i është bashkuar edhe Manchester United për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Interit, Ivan Perisic.
Perisic ka dëshirë që të luajë në Ligën Premier dhe sezoni i tij personal te Interi është shumë i mirë dhe kjo ka nxitur klubet që të kërkojnë lojtarin.
Arsenali mund ta humb Alexis Sanchez që kërkohet nga Manchester City, Chelsea e Paris Saint-Germain de kroati shihet si alternativ e duhur.
Chelsea po ashtu e duan lojtarin dhe janë të gatshëm të bëjnë ofertë prej 35-40 milionë euro.
Jose Mourinho e pëlqen shumë lojtarin dhe e ka përcjell nga afër edhe në një ndeshje të kombëtares.
Për të pritet të ketë një ankand të hapur që normalisht mund të fitojë Interi nga ana financiare. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































