Tri sëmundjet më të shpeshta që prekin meshkujt e moshës së mesme, mos i injoroni
Kujdesi për shëndetin e meshkujve apo shëndetin në përgjithësi nuk është dhe nuk duhet të jetë trendi i një muaji, dite apo viti të caktuar.
Kontrollet e rregullta mjekësore, parandalimi dhe trajtimi duhet të jenë të përditshme. Pra, çështja e shëndetit të meshkujve duhet shtruar çdo ditë dhe përgjigjet duhet kërkuar nga ekspertët.
Në mënyrë që meshkujt të qëndrojnë apo të bëhen të shëndetshëm, duhet t’u kushtojnë vëmendje problemeve dhe patologjive specifike që i prekin dhe të jenë të vetëdijshëm për problemet. Në këtë mënyrë, vet problemi është më i lehtë për t’u kuptuar dhe parandaluar ose eliminuar në kohën e duhur.
Problemet më të shpeshta që prekin meshkujt e moshës së mesme janë: hiperplazia beninje e prostatës, disfunksioni erektil dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Hiperplazia beninje e prostatës është një zmadhim beninj i prostatës i shkaktuar nga rritja e qelizave të reja të prostatës dhe më së shpeshti shfaqet te meshkujt e moshës së mesme. Disa shqetësime mund të shfaqen më herët dhe variojnë nga ato minimale në ato që dëmtojnë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe shëndetin e një burri. Shenja më e zakonshme e hiperplazisë beninje të prostatës është çrregullimi i urinimit.
Urinimi i shpeshtë gjatë natës, pritja që të fillojë urinimi ose dhimbja, janë alarme të qarta që duhet të shkoni te mjeku. Megjithëse është tumori beninj më i zakonshëm, frekuenca e hiperplazisë beninje të prostatës rritet me moshën dhe mund të çojë në komplikime. Komplikimet më të shpeshta që ndodhin janë gurët në fshikëz, infeksionet urinare, mospërmbajtja urinare, mosfunksionimi i traktit të sipërm urinar dhe hematuria (shfaqja e gjakut në urinë).
Gjendja e dytë, më e zakonshme që shfaqet shpesh e lidhur me hiperplazinë beninje të prostatës është disfunksioni erektil, nga i cili vuajnë gjithnjë e më shumë meshkuj, si të moshës mesatare, ashtu edhe më të moshuarit, por edhe të rinjtë.
Disfunksioni erektil – i cilësuar edhe si çrregullimi erektil – është një mosfunksionim seksual në të cilin një mashkull nuk mund të arrijë ose të mbajë ereksion deri në fund të aktivitetit seksual për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj. Shkaqet zakonisht janë të përziera, pra më së shumti është një kombinim i faktorëve psikologjikë (stres, probleme në marrëdhënie, mungesa e besimit në vetvete) dhe organikë (konsumimi i cigareve, diabeti, hipertensioni…). Janë pikërisht faktorët psikologjikë shkaku i një numri në rritje të meshkujve të rinj me këtë çrregullim. Është shumë e rëndësishme që disfunksioni erektil të mos “trajtohet” në mënyrë të pavarur, pa ndihmën profesionale të mjekut specialist.
Disfunksioni erektil dhe sëmundjet kardiovaskulare ndajnë faktorë të përbashkët rreziku si mosha, hiperkolesterolemia, hipertensioni arterial, rezistenca ndaj insulinës dhe diabeti, duhani, obeziteti dhe depresioni. Studime të shumta kanë treguar se mosfunksionimi erektil është i zakonshëm te pacientët me sëmundje kardiovaskulare (më shumë se 70 për qind) dhe është një parashikues i pavarur i ngjarjeve të ardhshme kardiovaskulare te burrat me dhe pa sëmundje kardiovaskulare të konfirmuara. Është e rëndësishme të theksohet se disfunksioni erektil paraprin simptomat e sëmundjes koronare apo problemet tjera kardiovaskulare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy kopje të gjenit të rrezikut do të thotë se ju do të sëmureni nga Alzheimeri
Çfarë ndodh nëse merrni paracetamol çdo ditë? Mund të ndodhin këto efekte anësore, duke prekur tri organe
Ju ngacmon lemza, ekspertët kanë zbuluar një teknikë që u ndihmon të gjithëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit