LAJMI I FUNDIT:

Tri raste të vjedhjes së rëndë brenda 24 orëve në Prishtinë

Tri raste të vjedhjes së rëndë brenda 24 orëve në Prishtinë
Foto: Arkiv

Gjatë 24 orëve të fundit në stacionin policor në Prishtinë janë raportuar tri raste të vjedhjes së rëndë, ku njëra prej tyre ka ndodhur në Kampusin Univeritar të Prishtinës.

Në rastin e parë policia njofton se persona të panjohur kanë vjedhur në një lokal para të gatshme dhe gjësende tjera.

Në rastin tjetër dyshohet se një femër ka vjedhur stoli ari. Kurse në rastin e tretë në Kampusin Universitar viktimës mashkull i është vjedhur një telefon.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Prishtinë 27.01.2021 – 06:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur pasi i kanë hapur me forcë lokalin, i cili ofron shërbime postare kanë vjedhur para të gatshme dhe gjësende tjera si dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin.

Prishtinë NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij, dyshohet se e dyshuara femër kosovare ka vjedhur stoli ari . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Kampusi Universitar, Prishtinë 27.01.2021 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njëjti ja kishte vjedhur një telefon viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar telefoni dhe i njëjti ju është kthyer viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori