Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, do të jetë qëllimi kulmor, të cilin Lista Serbe, do të përpiqet ta realizojë gjatë vitit 2018, deklarojnë zyrtarët e këtij subjekti politik, i cili përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës.
Igor Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se komuniteti serb i Kosovës pret që në vitin 2018 të nisë zgjidhja e problemeve, me të cilat ballafaqohet ky komunitet, ndërkaq që problemi që konsiderohet si parësor, sipas tij, mbetet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, sipas tij, formimi i Asociacionit mbetet në duart e Prishtinës zyrtare, e cila ka marrë obligimin për një gjë të tillë, me marrëveshjen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Simiq shpreh mendimin që, në këtë drejtim, Qeveria e tanishme e Kosovës duhet të tregohet më e guximshme në raport me qeveritë e kaluara dhe të fillojë me procesin e formimit të Asociacionit.
“Ka ardhur koha kur duhet të merren vendime të guximshme. Shumë njerëz e parashohin që viti 2018 do të jetë vit, në të cilin do të jetë e nevojshme që të merren vendimet tilla. Kemi, në njërën anë, thirrjet e tilla të bashkësisë ndërkombëtare, si nga Brukseli dhe Uashingtoni, por edhe të atyre që janë në Kosovë. Në anën tjetër, Lista Serbe, si përfaqësuese e popullit serb në Kosovë, absolutisht gjithmonë do ta mbështesë propozimet që çojnë kah formimi i Bashkësisë së komunave serbe, por edhe gjërave tjera që janë me interes për popullit serb”, theksoi Simiq.
Por, javë më parë, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk konsiderohet çështje urgjente.
“As nuk është urgjente dhe as nuk do të thotë diçka shumë e ngutshme për Qeverinë e Kosovës, sepse së pari duhet të hartohet draft-statuti, e pastaj të rishikohet dhe sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe Marrëveshjes së Brukselit, duhet të shkojë sërish për konfirmim në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Matoshi.
Por, Simiq ka hedhur poshtë mundësinë që Lista Serbe do të pranojë që formimi i Asociacionit të bëhet në bazë të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, gjë që precizohet në Marrëveshjen së Brukselit, e gushtit të vitit 2015. Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet sipas marrëveshjes së vitit 2013, në të cilën ishte arritur pajtimi që të formohet Asociacioni.
“Lista Serbe nuk do të heqë dorë nga ajo që Bashkësia e komunave serbe të formohet, ashtu siç është arritur pajtimi në Bruksel. Marrëveshja e Brukselit, e vitit 2013, e cila e parasheh formimin e Bashkësisë së komunave serbe është ratifikuar nga ana e Kuvendit të Kosovës si dokument ndërkombëtar. Si tillë, juridikisht ka fuqi më të madhe sesa Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese”, tha Simiq.
Por, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, më herët kishte thënë se Prishtina zyrtare duhet të tregojë urtësi dhe ta zgjidhë problemin e formimit të Asociacionit. Por, sipas tij, marrëveshja e vitit 2013 është vetëm pajtim në parim, ndërkaq, formimi i Asociacionit duhet të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2015. Në këtë të fundit, siç ka thënë Nojkiq, në mënyrë të qartë thuhet se Asociacioni i komunave me shumicë serbe formohet sipas ligjeve të Kosovës dhe që Gjykata Kushtetuese është e obliguar të shpallë kushtetutshmërinë. Këmbënguljen e Listës Serbe, ai e quan të kotë.
“Kjo që e kanë nënshkruar në vitin 2015 dhe tash kinse po e kthejmë prapa, nga kjo nuk do të dalë asgjë. Ky tashmë është dokument zyrtar, kështu shkruhet aty dhe ky është rrëfim i përfunduar”, pati thënë Nojkiq.
Sidoqoftë, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas zyrtarëve të Listës Serbe, është vetëm një nga tri qëllimet kryesore të këtij subjekti politik për vitin 2018.
Siç ka thënë Simiq, kthimi i të zhvendosurve dhe mbijetesa e serbëve që jetojnë në Kosovë, si dhe arritja e sigurisë ekonomike dhe juridike për ta, mbeten sfidat dhe qëllimet esenciale, të cilat Lista Serbe do të përpiqet t’i realizojë gjatë vitit 2018./rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj