LAJMI I FUNDIT:

Tri pako me lëndë shpërthyese gjenden në Londër (Foto)

Tri pako me lëndë shpërthyese gjenden në Londër (Foto)

Njësitet anti-terror të policisë angleze janë duke hetuar tri pakot që përmbanin mjete shpërthyese, dhe që janë gjetur në aeroportin Heathrow, London City Airport dhe në stacionin e trenit Waterloo, raporton BBC.

“Pajisje të vogla të improvizuara shpërthyese” janë gjetur në çanta të ndryshme, ka njoftuar policia metropolitane, transmeton Telegrafi.


Komandanti i njësive anti-terror beson se tre pakot e gjetura janë, duke i analizuar dhe duke u munduar të zbulojnë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe kush i ka vendosur ato.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, por për shkaqe sigurie policia ka evakuuar stafin në aeroportin e Heathrow. Dy pako tjera janë në Londër, një në aeroportin tjetër të qytetit dhe tjetra në stacionin Waterloo. /Telegrafi/