LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyra të thjeshta për të qëndruar të sigurt nga COVID-19 në banjat publike

Tri mënyra të thjeshta për të qëndruar të sigurt nga COVID-19 në banjat publike
Foto: GettyImages

Ne jemi mirënjohës kur gjejmë një banjë publike kur na nevojitet më së shumti, por pandemia na ka bërë të ndihemi të frikësuar aq sa studiuesit në Universitetin Vanderbilt të Nashville thonë se 98 për qind e nesh përpiqen ta mbajnë atë!

Lajmi i mirë: “Ka mënyra efektive për të mbrojtur veten”, thotë Sanjay Dogra, doktor.


Më poshtë i gjeni ato:

Hidhni kapakun

Sa herë që lëshoni ujin, një mjegull e mbushur me mikrobe përplaset në ajër. Fatmirësisht, studiuesit e qendrave për kontrollin e sëmundjeve thonë se vendosja e kapakut para se të lëshoni ujin do të zvogëlojë rrezikun e ekspozimit me 83 për qind.

Nëse nuk ka kapak “Lësho ujin dhe vrapo!” thotë Charles Gerba, një profesor i virologjisë në Universitetin e Arizonës. “Kur nuk ka kapak, unë largohem nga banja menjëherë pasi lëshoj ujin”.

Zgjidh lavamanin më të sigurt

Pastrimi i duarve tuaja mirë pasi përdorni një tualet publik mund të zvogëlojë rrezikun e marrjes së COVID-19 me deri në 69 për qind, thonë shkencëtarët e organizatës botërore të shëndetësisë, shkruan First For Women.

Por, çka nëse dikush tjetër – që mund të jetë i sëmurë ose jo – është tashmë aty? Prisni radhën nga larg deri sa të jetë e sigurt.

Thani duart në këtë mënyrë

Largohuni nga tharëset e ajrit! Shkencëtarët australianë thonë se ju do të thithni deri në 27 herë më shumë mikrobe nëse i qëndroni afër kur është duke funksionuar, pasi ato transmetojnë ajrin me mikrobe nëpër banjë.

“Unë fut palloma në xhep dhe i përdor ato për të tharë duart, mbyll çezmën dhe hap derën e banjës”, thotë Gerba. “Unë përdor dezinfektues dore pasi kam lënë gjithashtu banjën”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori