Të gatuash mëngjesin para se të shkosh në punë është diçka e bukur, por mund të kthehet në një katastrofë të madhe kur vezët ngjiten në tigan duke të lënë në dorë një enë të vështirë për t’u pastruar ndërkohë që ke shumë gjëra të tjera për të bërë.
“Përdor tiganë që nuk ngjisin!” thonë njerëzit. Ata janë të përkryer që ushqimi të mos ngjisë, por ti nuk e di si duhet t’i mbash këta tiganë. Shumica janë të dëmtuar nga teli i enëve dhe e kanë të gërvishtur shtresën që nuk ngjit.
Megjithatë kur ta mësosh pse ngjiten ushqimet dhe disa këshilla si ta parandalosh këtë, do t’i nxjerrësh vezët në pjatë pa ndonjë vështirësi.
Pse ngjiten ushqimet? Ushqimi hyn në kontakt kimik me tiganin. Për të parandaluar këtë marrëdhënie të grimcave të tyre, duhet pak lubrifikim si vaj ose gjalpë, që të veprojë si ndarës mes tiganit dhe ushqimit. Nëse nuk ekziston ky ndarës, ato do të bashkohen. Përveç kësaj, ja çfarë duhet të bësh tjetër:
1. Hidhi erëza tiganit. Nëse nuk po përdor një tigan të ri që nuk ngjit, duhet t’i hedhësh erëza. Nuk flitet për kripë dhe piper. Erëzat e tiganit i referohen krijimit të një shtrese mbrojtëse që mund të veprojë si ndarës dhe të ndalojë ushqimin të ngjitet. Është shumë e thjeshtë. Fërko tiganin me vaj vegjetal dhe vendose në furrë në temperaturë 200 gradë për rreth 30 minuta nëse nuk e ka bishtin të veshur me material që shkrin. Përsërite disa herë sa të krijohet një veshje e tiganit.
2. Sigurohu që tigani të jetë i ngrohtë. Ushqimi i gatuar në një tigan të nxehur, të vajosur, do të jetë i mbrojtur nga një shtresë e hollë avulli mes tij dhe tiganit. Avulli i nxehtë krijohet kur uji arrin temperaturën e vlimit, 100 gradë C, kështu që nëse tigani është i ftohtë kur ti hedh vezët, po i kërkon vetë telashet.
3. Thaje ushqimin. Kjo sigurisht nuk mund të ndodhë me vezët, por le të themi që ke nxjerrë ca qofte nga ngrirja një natë më parë. Nëse i than, ka më pak mundësi që të ngjiten. Nëse janë shumë të lagështa, do ketë më shumë ujë për t’u avulluar nga sipërfaqja për të krijuar atë ndarësin e avullit të nxehtë. Kështu që sa më i thatë ushqimi, aq më mirë.
Kur do përvetësosh këto teknika, nuk do jesh e varur nga tigani që nuk ngjit për të përgatitur mëngjesin. Do përgatisësh vezë të skuqura në tigan hekuri, do bësh kotoleta në tiganë çeliku, apo do kthesh krepat në tiganët e çelikut me karbon! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Katër lule helmuese të cilat vrasin me një fletë: Të bukura, por jashtëzakonisht vdekjeprurëse!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre