LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyra për t’ia lexuar mendjen personit afër jush

Tri mënyra për t’ia lexuar mendjen personit afër jush

A e keni ditur se leximi i mendjes është aftësi që lehtë përvetësohet?

Leximi i mendjes së dikujt tjetër është ndër aftësitë më të forta që ju bëjnë të korrni sukses në çdo fushë, transmeton Telegrafi.


Prandaj, nëse jeni kureshtarë se si ta mësoni këtë aftësi, më poshtë i keni të listuara tri këshilla që do t’ju ndihmojnë.

Analizoni gjuhën e tyre të trupit

Mund të mësoni shumë për gjendjen mendore të një personi vetëm nga gjuha e trupit, mënyra si qëndrojnë, mimikat e fytyrës dhe nga mënyra se si flasin apo qëndrojnë ulur.

P.sh., nëse balli i një personi ka rrudha, atëherë personi në fjalë është nën presion apo me stres.

Ndërsa nëse personi po i lëvizë këmbët vazhdimisht, atëherë është i shqetësuar për diçka.

Vëzhgoni ritmin e tyre të frymëmarrjes

Do të befasoheni kur ta kuptoni se sa shumë tregon për gjendjen mendore ritmi i frymëmarrjes.

P.sh., nëse një person merr frymë përmes fundit të shpinës, atëherë ai/ajo është në gjendje të relaksuar mendore. Sidoqoftë, nëse frymëmarrja e dikujt është e cekët, atëherë persioni është i tensionuar.

Dëgjoni me vëmendje

Është shumë e rëndësishme të keni komunikim fytyrë me fytyrë, në vend se të kryeni marrëveshje apo bisedime të rëndësishme përmes celularit dhe formave tjera të komunikimit online.

Duhet të bëheni dëgjues/e i mirë për të mësuar se çfarë nuk dëshiron të të tregoj personi tjetër.

Mund të kuptoni nëse personi është i lumtur apo mërzitur duke u bazuar në përgjigjet që i jep. Mirëpo, edhe heshtja flet shumë për një person. /Telegrafi/