LAJMI I FUNDIT:

Tri lule dhome që e duan diellin: Nëse i kultivoni kështu, do të jenë të zbukuruara me lule të dendura për muaj të tërë

Tri lule dhome që e duan diellin: Nëse i kultivoni kështu, do të jenë të zbukuruara me lule të dendura për muaj të tërë

Fundi i dimrit është koha e duhur për të freskuar lulet dhe për t’i përgatitur ato për sezonin e ri

Nëse kohët e fundit keni filluar të kultivoni lule dhome dhe nuk e dini se cilat specie do të duan qëndrimin në rrezet e diellit, në ambient të hapur, ky udhëzues mund të jetë i dobishëm, transmeton Telegrafi.


1. Anthuriumi

Kjo bimë tropikale dekorative kërkon shumë lagështi, dritë dhe nxehtësi. Derisa temperatura e ajrit të jetë mbi 20 gradë, vazon me anthurium mos e nxirrni jashtë shtëpisë.

Kur temperatura rritet, saksinë me anthurium mund ta mbani në pjesën me diell të tarracës ose oborrit.

Gjatë pranverës, ujisni bimën me ujë të ndenjur ose të distiluar çdo shtatë ditë, dhe kur vjen vera, ujisni çdo të tretën ditë. Në dimër mjafton t’i shtoni pak ujë një herë në 10 deri në 12 ditë.

2. Amaryllisi

Nëse mbillni amaryllis gjatë shkurtit, lulet e para mund t’i prisni në fund të marsit ose në fillim të prillit.

Vendosni zhavorr në fund të saksisë, pastaj mbusheni me dhé të drenazhuar mirë (mundësisht përzierje humusi dhe perliti) dhe mbillni në mënyrë që gjysma e qepujkës të mbulohet me dhé. Ujiteni menjëherë, mbajeni në një vend të errët për një javë dhe më pas transferojeni në një vend të ngrohtë.

Në javën e parë pas mbjelljes së amaryllis privoni ujin; ujiteni atë vetëm kur filizat shfaqen 10 centimetra të gjatë. Pastaj ju duhet ta ujisni bimën çdo ditë tjetër.

Nga zhardhoku i amaryllis, së pari do të shfaqet një kërcell me një lule, pastaj gjethet e zgjatura. Sapo të shfaqen filizat e luleve, shtoni pleh të lëngshëm lulesh në ujin e ujitjes.

Mos harroni se toka në të cilën ndodhet zhardhoku i amaryllis nuk duhet kurrë të jetë i ngopur me ujë, sepse bima do të kalbet.

Në mënyrë që amaryllis të lulëzojë disa herë gjatë vitit, sigurohuni që ta bartni atë nga vazo në tokën e kopshtit, dhe anasjelltas. Domethënë, bima sapo ndryshon habitatin e saj, ajo sillet si një bimë e re, kështu që lind përsëri një lule. Është interesante që sa më shpesh të lulëzojë amaryllis, aq më rezistente bëhet zhardhoku i saj dhe aq më mirë zhvillohet.

3. Gloxinia

Mbillni zhardhokun gloxinia cekët dhe ujiteni mirë, më pas mbajeni saksinë pranë një burimi të dritës së diellit.

Gjethet shfaqen fillimisht në gloxinia, dhe vetëm atëherë sythat zhvillohen në lule të mrekullueshme. Nëse shfaqja e sythave mungon, sigurohuni që të ndukni një gjethe – kjo do ta “detyrojë” bimën të vazhdojë të zhvillojë dhe të dhurojë sytha.

Bima duhet të bartet në një vazo më të madhe me tokë të re gjatë sezonit të rritjes. Ujiteni dy herë në javë me ujë të ndenjur dhe kujdesuni që uji të mos pikojë mbi gjethet, sepse do të shfaqen njolla të verdha. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kalo në kategori