LAJMI I FUNDIT:

Tri gazetat e përditshme ruse kishin të njëjtin titull në faqen e parë (Foto)

Tri gazetat e përditshme ruse kishin të njëjtin titull në faqen e parë (Foto)

Tri nga gazetat kryesore të Rusisë kanë dalë në mbështetje të një gazetari të akuzuar për vepra të drogës, në një rast që ka shkaktuar një protestë të madhe publike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, titujt e faqes së parë në Vedomosti, RBC dhe Kommersant kanë shkruar: “Ne jemi Ivan Golunov”, duke iu referuar gazetarit hetues.


Siç raportohet Golunov u akuzua gjatë fundjavës për përpjekjen për të shitur drogë ilegalisht. Kështu, gazetari thuhet se u rrah gjatë arrestimit të tij javën e kaluar.

Golunov, 36 vjeç, është një gazetar i pavarur, i cili thuhet se ka kontribuar në një numër të mediave duke përfshirë edhe median me bazë në Letoni, Meduza.

Arrestimi i tij çoi në diskutime të nxehta në mesin e përdoruesve të mediave sociale në Rusi, ku shumë akuzuan autoritetet se po përpiqen të shtypin lirinë e shtypit.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka thënë se presidenti Vladimir Putin ishte i njoftuar për rastin javën e kaluar dhe ishte “duke mbajtur në vëzhgim të ngushtë të gjitha detajet”.

Të dielën, një gjykatë e Moskës urdhëroi që Golunov të vihej nën arrest shtëpiak dhe jo të kthehej në paraburgim, i cili është një procedurë standarde në rastet e lidhura me drogën në Rusi.

Gazetarët në Rusi në vitet e fundit shpesh janë ngacmuar ose sulmuar për punën e tyre. Shumë figura të opozitës dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Rusi janë ndaluar në akuzat e fabrikuara të drogës, të cilat janë parë gjerësisht si një përpjekje për të shuar mospajtimin politik.

Shumica e mediave të Rusisë kontrollohen nga shteti dhe Rusia renditet e 83-ta nga 100 vende për lirinë e shtypit nga Freedom House.

Por çfarë thanë gazetat?

Tri gazetat e biznesit të hënën publikuan një deklaratë të përbashkët, duke vënë në dyshim ligjshmërinë e arrestimit të zotit Golunov.

“Ne nuk i konsiderojmë bindëse provat e paraqitura nga hetuesit në fajin e Ivan Golunov”, tha deklarata.

“Ne nuk përjashtojmë mundësinë që ndalimi dhe arrestimi i mëvonshëm i Golunovit janë të lidhura me aktivitetet e tij profesionale”.

Gazetat kërkuan gjithashtu një hetim tërësor se si policia veproi gjatë arrestimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori