LAJMI I FUNDIT:

Trevjeçari bie nga kati i dytë, përfundon mbi ulësen e triçiklit që po kalonte pranë – shpëton pa më të voglin lëndim

Trevjeçari bie nga kati i dytë, përfundon mbi ulësen e triçiklit që po kalonte pranë – shpëton pa më të voglin lëndim

Një djalë 3-vjeç nga India po luante i vetmuar në tarracën e apartamentit, kur në një moment iu afrua rrethojës mbrojtës dhe ra nga kati i dytë.

Por, fati ishte në anën e tij, pasi pikërisht në atë moment në rrugë po kalonte një burrë me një triçikël mbi të cilën vogëlushi përfundoi – në ulëse, transmeton Telegrafi.


I habitur me atë çfarë pa, burri së bashku me babanë e djalit të vogël menjëherë iu afruan për ta parë nëse është gjallë.

Për fat të mirë, vogëlushi shpëtoi pa as më të voglin lëndim, kurse familja e tij ka falënderuar shoferin e triçiklit. /Telegrafi/