Agjentët e Agjencisë Tatimore spanjolle, si pjesë e një aksioni të kryer nga Policia Kombëtare kanë kapur në ujërat spanjolle një jaht dhe kanë gjetur të fshehur një sasi prej 289 kilogramëve, kokainë të pastër, transmeton Telegrafi.

Kur e kishin kuptuar se ishin të ekspozuar, të tre anëtarët e ekuipazhit kishin hedhur një pjesë të ngarkesave të paligjshme në det.


Gjithashtu ata kishin hedhur në ujë edhe telefonat celularë dhe pajisjet e navigimit.

Supozohet se në këto pajisje ishte i regjistruar edhe destinacioni i mallit, dëshmi që do të përfshihet edhe në provat kundër tyre.

Vlera e mallit të bardhë, sipas autoriteteve llogaritet të jetë rreth 15 milionë euro.

Pas kësaj, patrulla mobile e agjencisë së tatimeve kishte ndjekur për gjashtë ditë jahtin e dyshuar.

Para se të arrinte jahti në Valencia, te tre anëtarët e ekuipazhit kishin filluar të nxjerrin mallin nga uji.

Pas kësaj, autoritetet kishin lëshuar një urdhër për ndalesë – urdhër ndaj të cilit treshja nuk kishte bërë asnjë rezistencë. /Telegrafi/