Futbollistët e Bylbyl Sokolit gjatë gjithë ndeshjes shfaqën një lojë të sigurt, që edhe rezultoi me fitore, derisa në anën tjetër ata vendas edhe pse u angazhuan mjaft, në fund braktisën kokulur terrenin.

“Kemi fituar ndeshjen, por nuk jam i kënaqur me lojën e demonstruar. Kemi mundur të bëjmë shumë më tepër, megjithatë jam i kënaqur me tri pikë të arritura" tha trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli. Në përgjithësi ndeshja ishte mjaft e fortë, si për nga cilësia ashtu edhe nga rivaliteti. Rastet më të mira për të shënuar të parët i patën vendasit, por Potoku, Babaj dhe Musaj nuk ia dolën të prekin rrjetën e portës mysafire.


“Ishte një lojë e hapur, mjaft e fortë dhe me raste të shumta shënimi nga të dyja palët. Kishim rastet tona të cilat nuk i shfrytëzuam ndërsa nga një gabim i yni në mbrojtje pësuam një gol qe nuk u desh të pësohej. Mendoj se rezultati real do të ishte barazimi. Sidoqoftë neve na mbetet që në ndeshjet e radhës t’i përmirësojmë gabimet tona”, tha trajneri i Trepçës’89, Arsim Abazi. /Zëri/Telegrafi/

telegrafi sport app