LAJMI I FUNDIT:

Trepça ua ofron punëtorëve dy mundësi për ‘shkëputje vullnetare të marrëdhënies së punës’

Trepça ua ofron punëtorëve dy mundësi për ‘shkëputje vullnetare të marrëdhënies së punës’

Pensionim i parakohshëm me pagë 60 për qind dhe shkëputja vullnetare e kontratës me përfitim që t’i marrin 24 paga, kjo është oferta që iu dhënë punëtorëve të ndërmarrjes Trepça.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani kjo ofertë nuk është e detyrueshme.

“Në Trepçë është përfolur se po ofrohet një ofertë për një pensionim të parakohshëm, ndërsa një pjesë për ta shkëputur marrëdhënien e punës nga ata punëtorë që janë më të ri”, tha Osmani për Telegrafin.

Ai shpjegon se të gjithë ata që e shkëpusin kontratën deri në vitin 2026 do të marrin 60 për qind të pagës.

“Kjo ofertë nuk është e detyrueshme. Njëra mundësi është punëtorët e vjetër që të dalin në pension deri në vitin 2026, ta merr 60 për qind të pagës. Oferta e dytë është se kush e shkëput kontratën pas 2026-së do t’i marrin 24 rroga dhe nuk ka asgjë me Trepçën”, shpjegon ai.

Mbi 300 punëtorë largohen vullnetarisht nga Telekomi
Lexo po ashtu Mbi 300 punëtorë largohen vullnetarisht nga Telekomi

Osmani theksoi se sindikata është e interesuar që ta zgjidhin çështjen e pensioneve dhe pikave të tjera ta parapara në Kontratën Kolektive.

“Për të pasur më shumë informata ne kemi kërkuar një takim me Bordin e Trepçës edhe me kryeshefin. Ne si Sindikatë jemi të interesuar që ta zgjidhim çështjen e pensioneve të rregullta, në bazë të Kontratës Kolektive, dhe disa kërkesa që i kemi pasur më herët. Sindikata jonë është për ato pikat për njohjen e pensioneve deri në 70 për qind për moshën mbi 50 vjeçare, për invalidët e punës, stazhin e benifituar, sigurimin shëndetësor në punë, njohja e stazhit prej viteve 1989-1999”, përfundoi Osmani.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me punëtorët e Telekomit të Kosovës, si pjesë të reformave e ristrukturimeve të brendshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori