LAJMI I FUNDIT:

Trepça me probleme, duhet shitur koncentrat për të siguruar pagat e punëtorëve

Trepça me probleme, duhet shitur koncentrat për të siguruar pagat e punëtorëve
-->

Punëtorët e minierës së Trepçës që nga janari kanë probleme me marrjen e pagave, ngase asnjëherë si kanë marr me datën e njëjtë. E kjo gjendje për punëtorët është mjaftë shqetësuese.

Shyqeri Musa që shumë vite punon në minierën e Trepçës, por që nga janari pagat asnjëherë nuk i ka marr me rregull.

“Punë po kërkojmë, punë bëjmë, mjete s’ka e këta po kërkojnë prodhim. Ne me mundësitë tona sa po mundem po punojmë vetëm të në japin rrogat. Kemi pasur me marrëveshje nga janari që pagat t’i marrim me datën 8, tash as me 20 nuk po i marrim po vonohen. Edhe ato paga po na japin gjysma-gjysma”, tha për RTV Dukagjinin punëtori Shyqeri Musa.

Ndonëse, gjatë të enjtes, pagat për muajin qershor u kanë dalë, punëtorëve të Trepçës në xhirollogaritë e tyre, kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, tha se gjendja financiare e  Minierës së Trepçës është e rëndë.

“Gjendja e vështirë e Trepçës ka filluar nga viti 2014 kur edhe ka rënë prodhimi. Tash kemi ardhur në një kolaps total të financave. Është dashur të pritet deri dje (mërkurë) që të shitet një pjesë e koncentratit që të sigurohen pagat e punëtorëve. Këto probleme janë shkaktuar edhe nga keq menaxhimi dhe nepotizmi në ndërmarrje e që pasojat po i vuajmë ne”, tha Shyqyri Sadiku

Ndërsa, krye-shefi ekzekutiv i Trepçës, Basri Ibrahimi, ka arsyetuar vonesës e pagave për punëtorët, për shkak të prodhimit jo të mjaftueshëm të muajit paraprak

“Pagat janë vonuar për shkak të disa procedurave të shitjes.Gjithashtu,edhe për shkak të prodhimit jo të mjaftueshëm në muajt paraprak.Prodhimi edhe tani nuk është në nivelin e duhur.Besoj shumë që në një periudhë afatshkurtër nuk do te ketë problem me pagat. Për shkak të shumë faktorëve që e kanë përcjell Trepcën prej pas luftës ka ardhur në këtë gjendje”, ka thënë Basri Ibrahimi./Telegrafi/