Derisa në “Trepçë” të veriut të Mitrovicës flitet për ndërtimin e fabrikave të reja dhe për shtimin e prodhimit, në “Trepçë” të jugut mendohet edhe për falimentimin e ndërmarrjes.
Miftar Hyseni, ushtrues i detyrës së drejtorit të “Trepçës” në Stan Tërg, nuk pranon se situata ka ardhur deri aty sa minierës t’i vihet dryni, megjithëse vështirësitë me të cilat përballet pothuajse prej pasluftës thotë janë të qarta.
Ai ka thënë për Zërin se aktualisht në “Trepçë” është situatë e njëjtë sikurse ka qenë edhe më përpara, pa asnjë ndryshim, se prodhimi vazhdon të jetë i nivelit të ulët, por që punëtorët të cilët punojnë pagat i marrin me kohë dhe nuk kanë asnjë arsye për t’u brengosur se ata do të mbesin pa paga.
Gjithashtu Huseni tha se edhe miratimi i Ligjit për “Trepçën” para dy vjetëve nuk i ka ndihmuar.
“‘Trepça’ falimenton vetëm atëherë nëse të gjithë ne ndalemi dhe nuk punojmë fare. Kështu siç është situata tani për një gjë të tillë as që mund të mendohet e kurrsesi të diskutohet. Ndodhemi në status quo, do të thosha ‘as me Pejë, as me Gjakovë’. Qeveria e Kosovës duhet të veprojë shpejt, sepse pa miratimin e draftstatutit dhe pa u regjistruar ndërmarrja nuk ka ecje përpara. Për falimentimin flasin vetëm ata që kanë interesa, të cilët pretendojnë dhe kanë orekse të bëhen drejtorë. Ata që e dinë gjendjen nuk flasin për falimentimin. Në ‘Trepçë’ duhet të mendohet për inkuadrimin e punëtorëve të rinj në prodhim, sepse aktualisht mosha mesatare e tyre është mbi 60 vjeç. Çfarë pune mund të bëhet me punëtorë të kësaj moshe? Fatbardhësisht i kemi rreth 300 punëtorë, të cilët janë pranuar më vonë e që mund të sistemohen në prodhim, por gjithsesi duhet të pranojmë punëtorë të rinj”, i tha “Zërit” Hyseni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit