LAJMI I FUNDIT:

Trepça hap konkurs për 180 vende të lira për punë praktike

Trepça hap konkurs për 180 vende të lira për punë praktike

Ndërmarrja Trepça ka hapur konkurs për 180 vende të lira për punë praktike gjashtë mujore.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj i cili u ka bërë thirrje të interesuarve për aplikim.


Puna praktike do të kryhet në tri grupe, ku secili do t’i ketë 60 praktikantë.

Orari i punës do të jetë me kohë të plotë, pesë ditë në javë.

“Kujtojmë se si Qeveri e Kosovës jemi të interesuar dhe jemi duke punuar që sa më shpejt ta kthejmë Trepçën në ndërmarrje profitabile, që do të ndihmoj në rritjen e punësimit dhe të kontribuoj në zhvillimin e vendit”, ka shkruar Arifaj.

Detajet për aplikim i gjeni këtu. /Telegrafi/