Trepça dhe Prishtina ndajnë pikët

Skuadra nga Mitrovica, shumë lehtë ka mundur t’i arkëtoji tre pikë nga ky takim, sikurse sulmuesi i saj Enis Zabërxha të ishte më i saktët, raporton Express.
Pas këtij barazimi, 'Xehetarët' kanë tubuar 45 pikë, derisa kanë lëshuan një mundësi të mirë që të ngjiten në vendin e tretë. Ndërkohë, Prishtina tani ka tubuar 70 pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Vëllaznimit e ka mundur skuadrën e fundit në tabelë Lirinë, me rezultat 2:5.
Java e 32-të në Raiffeisen Superligë:
Trepça : Prishtina 0-0
Liria – Vëllaznimi 2-5
Të dielën nga ora 17:00 takohen:
Trepça ’89 -:- Besa
Drita -:- Hysi
Feronikeli -:- Drenica
Hajvalia -:- Llamkos Kosova
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/05/2013



















































