Trepça ’89 ankohet në referim

Trajneri i mitrovicasve, Gani Sejdiu pretendon se gjyqtarët e ndeshjes, Bejtë Fejzullahu, Bujar Selimi, Benon Kepuska dhe Besfort Kosumi, kanë ndikuar në rezultat, pasi Drilon Musa u përjashtua nga loja, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh.
“Referimi ishte tepër tendencioz dhe i turpshëm. Ai karton i kuq e vendos derbin. Ndërsa, Prishtina e zvarriti rrjedhjen e ndeshjes përball nesh që kishim vetëm dhjetë lojtarë në fushë”, tha Sejdiu.
Trajneri mitrovicas thotë se në ndeshjen e ardhshme kundër Prishtinës, e cila zhvillohet në muajin nëntor, do ta fitojnë me meritë, derisa shpreson që referimi mos të jetë i njëjtë sikur në kryeqytet.
Pas tre xhirove të zhvilluara, Trepça zë vendin e tretë në renditjen tabelore me 4 pikë të tubuara, dy më pak sesa lideri Prishtina. /Express/Telegrafi/




















































