LAJMI I FUNDIT:

Trepça 500 miliardë dollarëshe dhe paralajmërimi i Edith Durham se Mitrovica mund t’i japë flakë fuqisë së barotit të Evropës

Trepça 500 miliardë dollarëshe dhe paralajmërimi i Edith Durham se Mitrovica mund t’i japë flakë fuqisë së barotit të Evropës
Foto: Ilustrim

Në emisionin ‘Arena’ të “Ora News” është diskutuar rreth situatës politike në Kosovë, idesë për ndarje dhe Trepçës, debat ky që u riaktivizua pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Statutin e ri të Trepçës.

Një vendim i tillë i Kosovës rreth Trepçës, ka nxitur reagime të ashpëra nga Serbia, gjithashtu është kërkuar edhe ndërhyrja dhe reagimi i Bashkimit Evropian.


Ka qenë zëdhënësja e kryenegociatores, Federica Mogherini, Maja Kocijançiq, e cila nga ngritur tensionet edhe më teja, duke thënë se rreth Trepçës do të diskutohet edhe në dialogun e Brukselit, gjë që u kundërshtua fortë nga krerët e shtetit të Republikës së Kosovës, duke thënë se nuk ka çfarë të diskutohet për pasuritë e Republikës së Kosovës në Bruksel me Serbinë.

Ai ka treguar se si këto pasuri të Trepçës janë shfrytëzuar nga Gjermania e Hitlerit për ndërtimin e mjeteve të luftës.

“45 për qind të industrisë gjermane të luftës e bënte Mitrovica”, ka thënë ndër të tjera ai.

Baçe ka treguar edhe për raportimet e mediave të mëdha botërore në prag të luftës në Kosovë. Në korrik të 1998, New York times kishte shkruar se “Lufta në Kosovë, është luftë për Mitrovicën, kuvetin e Evropës”.

Ky shkrim ishte ndjekur, nga një tjetër i “The Indepedent”, me 21 korrik “ Shkaku real se pse Kosova është kaq e shtrenjtë për Millosheviqin”, tregon akademiku shqiptar.

Por, pse e gjithë kjo luftë e Serbisë rreth Trepçës.

Profesori dhe akademiku Apollon Baçe, i cili ka qenë edhe ish-korrespodent i Deutche Welle, ka treguar bazuar në librin e Paul Stuart, pasuritë minerale të Trepçës shkojnë diku në vlerë prej 500 miliardë dollarëve.

“Bazuar në librin e Paul Stuart ‘Trepca Mining Complex’, 80 lloje të mineraleve, ¾ e tabelës së Mendeljevit, lantanide, kobalt, kadmium, argjend, ari, 60 milionë tonë plumb që janë 150 miliardë dollar, 40 milionë tonë zink që janë 140 miliardë dollarë, 50 mijë tonë argjend që janë 30 milionë dollarë, shtuar mineralet dhe kristalet, vlera e saj është 500 miliardë dollarë”, ka thënë akademiku Baçe.

Akademiku shqiptar fjalën e tij rreth Trepçës e përmbyll me fjalët që kishte thënë shkrimtarja e famshme britanike Edith Durham kur e kishte vizituar Mitrovicën para 120 vjetësh.

“Mitrovica është eshka që do t’i jap flakën fuqisë së barotit evropian”, kishte thënë Durham.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori