LAJMI I FUNDIT:

Treni përplas për vdekje 81-vjeçarin në Shqipëri

Treni përplas për vdekje 81-vjeçarin në Shqipëri

Një i moshuar është përplasur për vdekje nga treni i linjës Fier-Elbasan, në dalje të Rrogozhinës, mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 8:30.

81-vjeçari P.V. ka qenë duke kaluar shinat e trenit, kur është përplasur në mënyrë fatale nga treni.


Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që raportohet se edhe makinisti i trenit e ka ndaluar atë.

Në vendngjarje është edhe një grup hetimor që po punon për veprimet e mëtejshme. /KosovaPress/