LAJMI I FUNDIT:

Trendi i vrapimit në çatitë e trenave në New York – djaloshi 15-vjeçar goditi kokën në një objekt dhe është në gjendje kritike

Trendi i vrapimit në çatitë e trenave në New York – djaloshi 15-vjeçar goditi kokën në një objekt dhe është në gjendje kritike

Një djalosh 15-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi goditi kokën teksa hipi në çatinë e një treni në Queens, New York.

Policët e gjetën adoleshentin pa ndjenja teksa ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë, raporton nypost.


Policia beson se djali kishte hipur në maje të trenit “7” në drejtim të jugut kur goditi kokën në një objekt të panjohur.

Imazhet dramatike nga vendi i ngjarjes tregojnë oficerët dhe mjekët duke e larguar adoleshentin nga çatia e vagonit të trenit gjersa e kanë shtrirë në platformën e metrosë.

Ky është aksidenti i dytë i sërfit në metro në më pak se dy javë. Në fillim të këtij muaji, një video e publikuar në Twitter tregoi një grup prej rreth tetë personash që vraponin mbi lokomotivat e një treni “J” me drejtim në Brooklyn teksa kalonte urën Williamsburg.

Tetorin e kaluar, një burrë 32-vjeçar vdiq teksa vraponte në majë të një treni në lëvizje.

Ndryshe, zyrtarët e MTA dënuan veprimet e çdo guximtari që kërkon të sfidojë vetveten duke vrapuar në majat e çative të trenave. /Telegrafi/