LAJMI I FUNDIT:

Trençevska: Dhuna nuk është çështje private, është sfidë e institucioneve

Trençevska: Dhuna nuk është çështje private, është sfidë e institucioneve

Është nënshkruar memorandum i ri për bashkëpunim në mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Shoqatës ‘Iniciativa për të drejtat e grave’ nga Shuto Orizarë – Shkup.

Memorandumin e nënshkruan ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtori ekzekutiv i shoqatës, Salija Beqir Halim. Me nënshkrimin do të mundësohet përmirësimi i pozitës së grave viktima të dhunës në familje dhe në bazë gjinore, do të mundësohet bashkëpunimi në mes të Qendrës për mbështetje psiko-sociale për gratë viktima të dhunës familjare dhe gjinore në territorin e Shuto Orizares.


Në të njëjtën kohë, memorandumi duhet të kontribuojë në një shkëmbim më të lehtë informacioni dhe bashkëpunim me një synim të vetëm – t’i bëjë shërbimet për viktimat e dhunës më të aksesueshme për gratë e Shuto Orizarit.

“Dhuna me bazë gjinore është një akt që lë gjurmë te çdo viktimë. Prandaj ne si ministri do të mbështesim çdo organizatë civile që përpiqet t’u japë sa më shumë viktimave mundësinë për të kapërcyer dhunën që kanë pësuar dhe për t’u riintegruar në shoqëri. Dhuna nuk është çështje private, është sfidë e institucioneve të cilën po e tejkalojmë së bashku me iniciativat e organizatave të shoqërisë civile”, tha Trençevska gjatë bisedës me drejtorin ekzekutiv.

Në fund të takimit ku u nënshkrua memorandumi, drejtori Halim falënderoi për mirënjohjen e punës së tyre dhe për mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi që do të ketë rëndësi të veçantë për shoqatën.