LAJMI I FUNDIT:

Treguesi i besimit në ekonominë shqiptare e nis me rënie vitin 2024

Treguesi i besimit në ekonominë shqiptare e nis me rënie vitin 2024

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) në Shqipëri ra me 1.8 pikë në muajin janar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe rënia e besimit konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorët e industrisë dhe të tregtisë shënuan rritje në muajin janar.


Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron 7.6 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Treguesi i besimit në ndërtim ra me 8.6 pikë përqindje në janar. Rënia u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues. Vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rënie, por në masë më të ulët. Gjithashtu, pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 18 pikë.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 5.2 pikë përqindje në janar. Në rënie kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, si edhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën, nivelin e punësimit dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen vlerësohen në rënie nga këto biznese. Niveli i treguesit aktualisht qëndron 8.1 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4 pikë përqindje në muajin janar. Niveli i këtij treguesi qëndron aktualisht 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Bizneset e industrisë u shprehën më optimiste lidhur me kontratat porositëse nga eksportet dhe gjendjen e prodhimit industrial aktual. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen regjistruan një rritje të lehtë. Pritjet për çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen janë vlerësuar me rënie këtë muaj.

Treguesi i besimit në tregti u rrit me 4.9 pikë përqindje në muajin janar. Në rritjen mujore ndikoi kryesisht vlerësimi më optimist i bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet për punësimin në të ardhmen regjistruan gjithashtu rritje të lehtë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rënie. Aktualisht, niveli i treguesit qëndron rreth 12 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi një rënie të lehtë me 0.9 pikë përqindje në muajin janar, duke zbritur afër nivelit të mesatares historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie situatën e tyre financiare dhe situatën ekonomike të vendit në të ardhmen. Nga ana tjetër, vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha u rrit lehtë në muajin janar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori