Shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës pësuan rënie gjatë vitit të kaluar për shkak të pandemisë.
Teksa importet e mallrave që vijnë në drejtim të Shqipërisë u rritën në 8,3 miliardë lekë, nga 7,7 miliardë në 2019-ën, ishin eksportet shqiptare ato që ranë në 26,2 miliardë lekë, mbi 3,5 miliardë lekë më pak.
Edhe pse në letër Kosova mbetet partneri i dytë kryesor i vendit, sipas ekspertit për ekonominë Ilir Ciko, tregtia mes dy vendeve lë shumë për të dëshiruar në raport me potencialin e madh që ofron.
“Për fat të keq, struktura e eksporteve drejt Kosovës mbetet jashtëzakonisht e varfër”, thotë Ciko.
“Rreth 60% e eksporteve të Shqipërisë drejt Kosovës përbëhen nga elemente bazë, si mineralet, materialet e ndërtimit, produktet e naftës dhe shumë pak, për të mos thënë aspak kënaqshëm, jo vetëm krahasuar me atë që eksportojmë drejt vendeve të tjera të rajonit apo botës, por për atë që ne do të donim të kishim si shkëmbime tregtare reale mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
Sipas Cikos, kjo strukturë shkëmbimesh nuk pritet të përmirësohet dukshëm as përgjatë këtij viti. Përtej mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive që kanë prodhuar pak, ai rekomandon së pari rritjen e konkurrencës së ndershme në tregjet e të dy vendeve.
“Nëse sot mund të jepet një këshillë për të parë në mënyrë afatgjatë sesi mundet që Shqipëria dhe Kosova të thellojnë bashkëpunimin, do thosha që kjo nuk mund të vijë më përmes tryezave pa fund të qeverive apo delegacioneve, por në radhë të parë duke hapur tregun e brendshëm, duke bërë të mundur që të kemi konkurrencë të lirë dhe nxitje të zhvillimit të biznesit dhe investime3ve të huaja”, thotë Ciko.
Eksperti sheh me shqetësimin edhe një ftohje të marrëdhënieve politike Shqipëri-Kosovë, diçka që ndikon negativisht edhe në klimën e bashkëpunimit ekonomik./a2news.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe