LAJMI I FUNDIT:

Tregojnë përmes rrjetit social paratë dhe gjërat e shtrenjta, zbulohen se punojnë me drogë (Foto)

Tregojnë përmes rrjetit social paratë dhe gjërat e shtrenjta, zbulohen se punojnë me drogë (Foto)

Kenechi dhe Oluchi Ochereobia që postonin fotografi shume shumë para, vetura dhe orë të shtrenjta, janë zbuluar se shesin drogë në Cardiff, Hackney dhe Londër.

Vëllezërit ishin popullarizuar shumë në rrjetin social, gjë që ra në sy të forcave të rendit dhe nisën hetimet për të parë prej nga iu vinin të hollat, transmeton Telegrafi.


Zbulohen përmes fotografive që i postuan vet

Ata fillimisht prezantoheshin si shitës të atleteve të shtrenjta, më pas tregonin se shesin kokainë dhe heroinë, të cilat ua dërgojnë klientëve në shtëpi.

Shumë para afër vetës

Detektivët janë prezantuar si të interesuar për këto substanca dhe pasi iu kanë rënë në gjurmë, i kanë zbuluar.

Sasi e drogës që iu gjet në shtëpi

Atyre iu është gjetur dhe konfiskuar sasi e madhe e parave, masë e konsiderueshme e materieve të ndaluara, si dhe vetura, rrobe dhe shumë gjëra të shtrenjta. /Telegrafi/