LAJMI I FUNDIT:

Tregime të ndryshme rreth vdekjes së filozofëve – disa janë realisht të çuditshme apo edhe qesharake

Tregime të ndryshme rreth vdekjes së filozofëve – disa janë realisht të çuditshme apo edhe qesharake
-->

Simon Krishlej, profesor i filozofisë në Shkollën e Re për Kërkime Sociale në Nju Jork, ka shkruar një libër të quajtur ”Libri i Filozofëve të Vdekur” (2008).

Ai rrëfen tregime të ndryshme rreth vdekjes së filozofëve, dhe disa prej tyre janë realisht të çuditshme apo dhe qesharake.

“Ambicia e librit, është të tregojë, se shpesh vepra më e madhe e artit të një filozofi, është mënyra e vdekjes së tij”- u shpreh Kritshlej për “The Guardian”.

Krisipi vdiq duke u gajasur

Krisipi (280–207 P.E.S), njihet si një nga stoikët më të mëdhenj. Ai vdiq gjatë olimpiadës së 143-të, në moshën 73 vjeçare. Rreth vdekjes së tij, ka dy histori alternative, dhe që të dyja kanë të bëjnë me alkoolin. Krisipi e pranonte hyjnizimin, si pjesë të zinxhirit shkakësor të fatit.

Teoria e parë është se ai vdiq nga marramendja 5 ditë pas pirjes së një vere shumë të fortë. Megjithatë, tregimi i dytë është edhe më i çuditshëm, dhe lidhet me emrin e tij.

Duke parë se një gomar po hante fiqtë e tij, në vend se të mërzitej për këtë, ai i tha me zë të lartë një gruaje të moshuar: ”Tani jepini gomarit të pijë verë të pastër, për të shpërlarë fiqtë”.

Ai e gjeti batutën e tij kaq për të qeshur, sa që nisi të qeshë në mënyrë të pakontrollueshme , u rrëzua përtokë dhe pati një bllokim frymëmarrjeje që i mori jetën.

Francezin Zhylien Ofrej de La Mëtrie, e mori më qafë e ngrëna me tepri

Autori i “Njeriu-makinë”, Zhylien Ofrej de La Mëtrie (1709-1751), ishte i njohur për teoritë e tij materialiste të natyrës njerëzore, dhe nuk pati ndonjë vlerësim të veçantë nga bashkëkohësit e tij të Iluminizmit.

Vdekja e tij, shihet si e përshtatshme me filozofinë e tij, dhe përshkruhet si një “vdekje materialiste”. Ai humbi jetën për shkak të mbi-ngrënies.

Dë La Mërtie ndodhej në shtëpinë e ambasadorit francez në Berlin, zotit Tirkonel, duke konsumuar pate tartufi.

Ai hëngri aq shumë, sa që menjëherë nisi të ndihet keq. E refuzoi ndihmën e mjekëve, duke i quajtur ata sharlatanë, dhe u përpoq të shërohej, duke nxjerrë vetë gjak nga trupi. Megjithatë, kjo metodë nuk funksionoi, dhe ai ndërroi jetë pas disa orësh.

Herakliti vdiq i mbuluar nga jashtëqitjet e lopës

Herakliti (535- 475 P.E.S), ishte një filozof grek para-stoik, i njohur për refuzimin e shoqërisë, që ai nisi ta përçmojë.

Ai vendosi të jetonte i izoluar nëpër male, ku ushqehej vetëm me barishte. Ai u enjt në pjesë të ndryshme të trupit, për shkak të kequshqyerjes, dhe duhej të kthehej në qytet për të marrë ndihmë mjekësore.

Megjithatë, ai nuk donte të ndiqte këshillat e mjekëve, por kërkoi të mbulohej me plehun e lopëve për të shëruar sëmundjen e tij.

Ka dy versione të historisë së vdekjes së tij. Sipas së parës, ai u mbyt në jashtëqitjen dhe urinën e lopës. Në të dytën ai ul para rrezeve të diellit, feçet iu thanë plotësisht, dhe ai vdiq nga mbinxehtësia.

Diogjeni u vetëvra duke mbajtur frymën

Ekzistojnë shumë anekdota të pazakonta të shkruara rreth Diogjenit (vitit 320 P.E.S), të tilla si jetesa në një fuçi, jashtëqitja në teatër, dhe ngrënia e sasive të mëdha të qepëve në një moment të jetës së tij. Megjithatë, elementi më i shquar e njohur për të, është se ai nuk kishte frikë nga autoriteti.

Ai ishte i vetmi që u tall me Aleksandrin e Madh, dhe mbeti gjallë më pas. Sipas “The Guardian”, përcjell bota.al, Diogjeni dëshironte të varrosej me fytyrë përmbys, si në fjalët e tij: ”Pas pak kohësh, e poshtmja do të ngjitet lart”.

Ai jetoi deri në moshën 90 vjeçare, dhe vdekja e tij është e rrethuar ende nga misteri. Megjithatë, ka dy teori më të mundshme. Ai vdiq ose duke konsumuar një oktapod të pa gatuar, ose vendosi të kryente vetëvrasje duke mbajtur frymën.

Mishel Fuko

Një filozof francez (1926-1984), i njohur për teoritë e tij subversive mbi seksualitetin dhe stilin ekscentrik të jetesës, Mishel Fuko la një trashëgimi të fortë të shkruar mbi seksualitetet e çuditshme. Ai u sëmur në vitin 1984, duke vuajtur nga simptoma të vazhdueshme, të ngjashme me gripin.

Ai vazhdoi të punonte mbi librin e tij “Historia e seksualitetit”, gjatë gjithë kohës që vuante nga sëmundja e tij. U zbulua më vonë se ishte prekur nga AIDS, për të cilën me sa duket kishte pasur dijeni që në fillim.

Vdekja e tij në vetvete, nuk është aq mbresëlënëse se sa fakti, që kishte filluar të lexonte në mënyrë obsesive Senekën, teksa po i afrohej ora e vdekjes. Ai vdiq më 25 qershor, në të njëjtën datë që vdiq edhe filozofi i njohur romak.

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm njerëzit me IQ të lartë mund ta dallojnë drerin që fshihet pas pemëve

Vetëm njerëzit me IQ të lartë mund ta dallojnë drerin që fshihet pas pemëve

Interesante

"Air Biden": Atletet 'për stabilitet maksimal' të Joe Biden bëhen lajm - nxisin reagime në mediat sociale

Interesante
Anglezja pretendon se një ditë u zgjua nga gjumi duke folur me theks uelsian, pavarësisht se kurrë nuk e ka vizituar këtë vend

Anglezja pretendon se një ditë u zgjua nga gjumi duke folur me theks uelsian, pavarësisht se kurrë nuk e ka vizituar këtë vend

Interesante
Gjesti i ëmbël i pilotit bëhet viral në rrjete sociale

Gjesti i ëmbël i pilotit bëhet viral në rrjete sociale

Fun
Aeroplani nuk arrin të aterrojë në pistë nga erërat e forta, e shtynin prapa fluturaken në Londër – piloti ia arrin qëllimit në tentimin e dytë

Aeroplani nuk arrin të aterrojë në pistë nga erërat e forta, e shtynin prapa fluturaken në Londër – piloti ia arrin qëllimit në tentimin e dytë

Interesante
Boronica më e madhe në botë e rritur në Australi shënon rekord botëror

Boronica më e madhe në botë e rritur në Australi shënon rekord botëror

Interesante
Kalo në kategori