LAJMI I FUNDIT:

Trebicka gjakoset në skenë

Trebicka gjakoset në skenë

Aktori i njohur Alfred Trebicka, është lënduar në para premierën me publikë të tragjedisë “Medea”, në teatrin “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.

Gjatë provave për natën e parë të shfaqjes, mësohet se në momentin e uljes së dritave, aktori është përplasur me murin skenik nga ku është gjakosur në kokë. Lajmi është bërë publik nga Olti Curri në faqen e tij zyrtare në Facebook.


Në datë 3 dhe 4 shkurt, “Medea” do të ketë premierën në skenën e Teatrit kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me aktorët: Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti etj.

Megjithatë, Trebicka është mirë me shëndet e ndonëse i gjakosur nga ky incident, doli përpara publikut dhe rrëmbeu duartrokitjet e rastit. /Telegrafi/