LAJMI I FUNDIT:

Trebicka: Duhet të jemi vigjilentë, bijtë e k****s mund të shembin Teatrin

Trebicka: Duhet të jemi vigjilentë, bijtë e k****s mund të shembin Teatrin

Një pjesë e aktorëve të Teatrit Kombëtar u mblodhën sërish pasditen e së shtunës te godina e Teatrit duke kundërshtuar planin për ta prishur dhe për të ndërtuar mbi rrënojat e tij një godinë të re.

Aktori Alfred Trebicka ka qenë mjaft i ashpër në fjalën e tij para të pranishmeve. Ai ka kërkuar që të gjithë të jenë të vëmendshëm, pasi vendimi mund të jetë marrë dhe teatri mund të shembet.


“Nesër edhe këlyshët natyrë, edhe këlyshët e kurvës do i ketë me emra, pasi i di shumë mirë se kush janë. Duhet të jemi vigjilentë sepse birat e kurvës, veprojnë, e quajnë fakt të kryer. Në fundin e takimit thanë se do të kemi edhe shumë të tjera, sipas grupeve të interesit dhe se ky është vetëm fillimi dhe ndërkohë që unë marr vesh që qenka shpallur që takimi ia arriti qëllimit, që aktorët duan teatër të ri. Duhet të jemi të gjithë këtu bashkë, pasi do ta mbarojmë këtë teatër me prezencën tonë. Ne nuk do të rrahim asnjë, por ata po e kruajtën do e gjejnë”, tha ai.

Të mbledhur para Teatrit, artistët dhe qytetarët që i ishin bashkuar protestës së tyre i bënë thirrje qeverisë të tërhiqet nga projektligji që parashikon shembjen e Teatrit.

Regjisori Robert Budina theksoi në fjalën e tij se nëse qeveria nuk i dëgjon artistët ata nuk do të ndalen.

Ndryshe nga herët e tjera, artistët përcollën mesazhe në mbrojtje të teatrit me artin e tyre. U performuan këngë dhe u lexuan poezi.

Pasditen e sotme, protestë para Teatrit iu bashkuan edhe deputetët e LSI, Endrit Braimlllari, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

Trebicka i cili në portale u tha të kishte quajtur “këllirë” aktorin dhe regjisorin Laert Vasili, pse ky i fundit qe shprehur pro ndërtimit të një Teatri të ri, tha: “Unë që përmenda termin këllirë dje, nuk përmenda asnjë emër pas kësaj, por sot çuditërisht një gazetar e kishte përcaktuar me emër të përveçëm për cilin e kisha unë, ndërkohë që unë nuk përmenda njeri që filani është kështu, apo filani është ashtu. Ai (gazetari) i kishte rënë në kokë, s’diskutohet”, tha Trebicka. “Shprehja apo togfjalëshi bir kurve ka edhe një kuptim figurative, se ka bira kurve, po ka edhe bira bira kurve, me atë kuptimin simbolik sepse kush i përcaktoi këta që janë bira kurve?”.

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
Kalo në kategori