LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur pas një “shtypje” në një diskotekë në Irlandën e Veriut

Tre të vdekur pas një “shtypje” në një diskotekë në Irlandën e Veriut

Tre adoleshentë kanë vdekur pas njoftimeve për një “shtypje” në një diskotekë hoteli në Cookstown, Qarku Tyrone në Irlandën e Veriut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një vajzë 17-vjeçare dhe dy djem të moshës 16 dhe 17 vjeç vdiqën pas incidentit jashtë hotelit Greenvale në natën e së dielës.


Një numër i adoleshentëve të tjerë janë trajtuar gjithashtu në spital.

Policia tha se një grup i madh i të rinjve kishin pritur për të hyrë në një disko rreth orës 21:30. Një nga adoleshentët vdiq në vendngjarje.

“Hetimet tona paraprake tregojnë se ka pasur një ‘shtypje’ drejt derës së përparme të këtij hoteli”, kan; thënë autoritetet. /Telegrafi/