LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur dhe 457 të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 457 të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit tre persona humbën jetën dhe 457 qytetarë të Shqipërisë rezultuan të infektuar me COVID, duke e çuar në 9,316 numrin e rasteve aktive në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.


Nuk mundën të fitonin betejën me COVID-in, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç, një qytetare nga Fieri 79 vjeçe, një 80-vjeçare nga Tirana.

Janë shëruar 967 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 255,282 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Deri më tani janë kryer 2,657,633 vaksinime, ndërsa Shqipëria përbëhet nga 2.838 milionë banorë./tch/