LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur dhe 379 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre të vdekur dhe 379 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK) në raportin 24-orësh të shtunën (sot) ka njoftuar se janë regjistruar edhe tri viktima nga coronavirusi dhe 379 raste të reja të personave të infektuar me këtë virus në Kosovë.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 379 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (82 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (90 vjeç)”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi

Numri total i rasteve pozitive është 57,696 raste nga 218,142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.450 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 244 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50,731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,515.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 159 raste, Prizren 28 raste, Pejë 25 raste, Klinë 17 raste, Deçan 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Vushtrri 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Rahovec 8 raste, Gjakovë 7 raste, Podujevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Dragash 5 raste, Skenderaj 5 raste, Drenas 4 raste, Junik 3 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Obiliq 2 raste, Graçanicë 1 rast”, njofton IKSHPK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori