LAJMI I FUNDIT:

Tre raste të reja të fruthit në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë

Tre raste të reja të fruthit në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë

Tre raste të reja me sëmundjen e fruthit janë regjistruar në Maqedoni. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se nga një rast janë regjistruar në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

Zharko Karaxhovski nga ISHP, tha se njëri i sëmurë është foshnje pesëmuajshe, i dyti është i moshës 40-vjeçare dhe është vaksinuar, ndërsa rasti i fundit është fëmijë pesë vjeçarë, i cili ka pranuar një dozë të vaksinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nëse thamë se vitin e kaluar e mbyllëm me dhjetëra raste të fruthit dhe thamë se gjendja do të përmirësohet, fatkeqësisht kjo tregon se fruthi është akoma i pranishëm në shtet dhe shumë lehtë mund të vijë tek infektimi”, tha Karaxhovski.

Ai shtoi se në Serbi dhe Kroaci ka më shumë të prekur nga fruthi, madje edhe të sëmurë rëndë./Telegrafi/