Tre prokurorë të rinj për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve në Maqedoni
Emërimi i tre prokurorëve të rinj në tri prokuroritë themelore publike në Tetovë, Manastir dhe Shtip, të cilët do të jenë përgjegjës për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve, paraqet një hap përpara në ofrimin e mbrojtjes më të madhe dhe trajtimin e mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve dhe punonjësve të medias.
Vitin e kaluar për herë të parë është caktuar një prokuror publik nga Prokuroria Publike e Shkupit për të vepruar në rastet që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve dhe është shënuar progres në zgjidhjen e tyre. Në vitin 2022, nga pesë lëndë janë zgjidhur katër, ndërsa këtë vit, nga gjithsej gjashtë, deri më tani janë zgjidhur katër.
Kjo u theksua në manifestimin publik të sotëm me temën “Prokurorët e rinj në prokuroritë themelore publike në Maqedoni, për mbrojtje më të madhe dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatikë” organizuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) me rastin e 2 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Dhënien fund të Mosndëshkimit të Krimeve Kundër Gazetarëve, dhe përfaqësues nga PPRM-ja trajtuan mekanizmat e rinj për mbrojtjen institucionale të punonjësve të medias.

Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së, theksoi se është përgjegjësia dhe pesha e shifrave është e madhe, kur çdo vit na kujtohen krimet e bëra ndaj gazetarëve jo vetëm në vend por edhe në rajon dhe në nivel global, sepse vetëm këtë vit kanë qenë të paktën katër sulme në vendin tonë ndaj gazetarëve dhe kameramanëve që janë në proces. Këto janë vetëm shifra dhe statistika, dhe gazetarët nuk janë vetëm numra, janë pasqyrë e publikut dhe pikërisht për këtë po themi se pse është e rëndësishme që mosndëshkimi ndaj njerëzve të dhunshëm të ndalet.
“Për vite të tëra ka pasur dhe ekziston një kulturë e mosndëshkimit për ata që sulmojnë gazetarët dhe kjo duhet të ndryshojë, sepse synimi ynë është që publiku të informohet në një mënyrë që gazetarët të mos rëndohen. Ne gazetarët kemi një rol kyç në mbështetjen e lirisë së fjalës dhe lirisë së shtypit, të cilat janë shtylla themelore të demokracisë”, tha Çadikovski.
Ai kujtoi sulmet ndaj gazetarëve të 27 prillit, përgjimin e gazetarëve për një kohë të gjatë në dekadën e kaluar, por edhe përçmimin dhe nënvlerësimin me të cilin ata ekspozohen edhe sot nga politikanët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe