LAJMI I FUNDIT:

Tre prej tyre shqiptarë, këta janë disa nga ministrat e Qeverisë së re të Malit të Zi

Tre prej tyre shqiptarë, këta janë disa nga ministrat e Qeverisë së re të Malit të Zi

Pas një diskutimi që ka zgjatur gjatë gjithë natës, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të.

Dhe kryeministri i këtij vendi do të jetë Milojko Spajiq, për zgjedhjen e së cilës qeveri votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.


Ndërkohë, siç bëjnë të ditur mediat vendase, përcjell Telegrafi, një nga ministrat nga partia PES e kryeministrit është edhe Filip Ivanoviq (Punë të Jashtme).

Ndërsa sa i përket partive shqiptare, Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.

Ndër tjerash, Dragan Krapoviq është ministër i Mbrojtjes, Vladimir Martinoviq është ministër i Turizmit, Ekologjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, ndërsa Tamara Vujoviq është ministre e Kulturës dhe Mediave.

Siç kanë theksuar mediat vendase, fillimi i seancës u shënua nga një polemikë mes Spajiqit dhe kryeministrit në largim Dritan Abazoviq.

Gjithashtu, gjatë diskutimit u bënë një sërë vërejtjesh për ekspozenë e Spajiqit.

Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Ndryshe, të hënën, kryetari i Demokracisë së Re Serbe (NSD) dhe një nga liderët e koalicionit Për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG), Andrija Mandiq u zgjodh kryetar i Parlamentit të Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori