LAJMI I FUNDIT:

Tre linja ajrore nga Shkupi për Berlin, Kopenhagë dhe Bratislavë

Tre linja ajrore nga Shkupi për Berlin, Kopenhagë dhe Bratislavë

Kompania e fluturimeve Wizz Air për tre qytetet evropiane do të udhëtoj dy herë në javët, edhe atë në Berlin, Copenhagen, Bratislavë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Linjat ajrore shërbejnë për fluturimet me kosto shumë të ulët në 24 destinacione aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit që është i lidhur me 11 shtete.


Është paraparë që në një konferencë për shtyp të flet Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Vllado Misajlovski, Drejtori i Përgjithshëm i TAV Maqedoni, Zoran Kërstevski, drejtor i Operacioneve të “Wizz Air” dhe Ambasadori i Sllovakisë, Martin Bezak.

“Wizz Air” ka realizuar fluturimin e parë nga Shkupi në qershor të vitit 2011 dhe në tetor të vitit 2012 ka vendosur një bazë në Shkup, dhe tani operon me tre avionë dhe 84 punonjës të bazuar në kryeqytet. Që nga qershori i vitit të kaluar ka filluar fluturimet edhe nga Aeroporti i Ohrit. /Telegrafi/