Vetëm një javë pas këtij turneu, Malaj sheh në ‘horizont’ veten nën fanellat disa skuadrave me emër në Evropë.

Përpos zviceranëve të Grasshoppers, interesim për të kanë treguar edhe gjermanët e Stuttgart dhe Greuther Furth. Lajmin për gazetën Tribuna e konfirmon përfaqësuesi i futbollistit, Gëzim Mehmeti.


“Paraqitjet e Malajt me Prishtinën u kanë rënë në sy edhe agjentëve të Stuttgartit dhe Greuther Furthit.Në këtë mënyrë, bashkë me skuadrën e Grasshopersit, ka shkuar në tre numri i klubeve që e kërkojnë Malajn. Tani i mbetet klubit të Prishtinës që të vendosë për fatin e Argjendit”, deklaroi Mehmeti, duke bërë të ditur tutje refuzimin për kalimin te Partizani i Shqipërisë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app