LAJMI I FUNDIT:

Tre artistë zviceranë, me origjinë të huaj: Atdheun e gjejmë në muzikë

Tre artistë zviceranë, me origjinë të huaj: Atdheun e gjejmë në muzikë

Kanë një zë të veçantë dhe krahas Zvicrës një mëmëdhe të dytë: Brazili në rastin e artistes Marc Sway, Gana te Joy Frempong dhe Shqipëria te Elina Duni.

Në “Kulturplatz” të tre emrat janë takuar në kuadër të emisionit të SRF-së, “Sounds of Home and Freedom” me moderatoren Eva Wannenmacher, ku kanë folur rreth vendlindjes dhe natyrisht mbi muzikën.


Elina Duni gjatë emisionit theksoi se kur u zhvendos në Zvicër ndjeu një shok kulturor dhe e zhytur nga situata e re, ajo fillimisht humbi zërin. Megjithatë, shpejt u përshtat me kulturën kombëtare të atdheut të vjetër me atë të Zvicrës. Me projektin e saj shumë gjuhësor, ajo pushton mediat perëndimore dhe albumi i saj “Dallëndyshe” vlerësohet si ndër më të mirat në muzikën xhaz.

“Muzika gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri shihej më shumë si një propagandë,” tha mes tjerash Duni, e cila ka ardhur në Zvicër në 1992.

Gjatë emisionit ka detaje nga jeta e tre artistëve në Zvicër dhe vendet e origjinës. Në lidhje se cilin vend e ndjejnë më tepër si atdhe të tyre, të tre artistët e njohur theksuan se “vendlindjen e gjejnë ata në muzikë” dhe se “humaniteti” është më i madh sesa vetëm një vend gjeografik. /albinfo/