Subjekti i filmit flet për një veteran amerikan të luftës (De Niro), i cili jeton në një kasolle malore. Ai papritmas miqësohet me një turist evropian (Travolta), i cili shkon ta vizitojë.


deniro

Gjithçka duket mirë derisa kuptohet se turisti është në fakt një ushtar serb në kërkim të hakmarrjes. Pasi kjo merret vesh ata fillojnë një luftë të hapur në malet Appalachian.

Skenarin e filmit e ka shkruar Evan Daugherty, ndërsa regjine do ta bëjë Steven Johnson.

Shtëpia e produksionit, “Millenium Films”, ka njoftuar se xhirimet e filmit do të fillojnë më 16 janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/