LAJMI I FUNDIT:

Travis Scott poston foto përkrah Kylie Jennerit pas akuzave për tradhti

Travis Scott poston foto përkrah Kylie Jennerit pas akuzave për tradhti

Travis Scott qëndroi pranë Kylie Jenner ndërsa ajo ishte e veshur si nëna Kris Jenner në festën e ditëlindjes së saj të 67-të.

Duke e ndarë foton në Instagram, reperi, 31 vjeç, mund të shihet duke pozuar përkrah Kyliet me një krah të mbështjellë rreth belit të saj.

Postimi vjen vetëm disa ditë pasi Kylie bëri një shfaqje uniteti me krijuesin e hiteve pas thashethemeve për tradhti, të cilat Travis i ka mohuar me ngulm.

25-vjeçarja, veshi një fustan të gjatë dhe një paruke të ngjashme me prerjen ikonike të nënës së saj.

Ajo shtoi një qafore bardhë e zi me një byzylyk që përputhej me dukjen elegante.

Motrat e saj Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian rikrijuan gjithashtu disa prej dukjeve të nënës së tyre ndër vite.

Postimi i Scott erdhi vetëm disa ditë pasi Kylie theu heshtjen në rrjetet sociale, pas thashethemeve se ai e kishte tradhtuar atë me një modele.

Të hënën, më 31 tetor, themeluesja e “Kylie Cosmetics” ngarkoi një foto në InstaStory ku shihej ajo dhe Travis duke festuar Halloween me fëmijët e tyre.

Në foto, Kylie dhe i dashuri i saj u përgatitën të festonin me fëmijët e tyre, vajzën Stormi dhe djalin, emrin e ri të të cilit nuk e kanë zbuluar ende.

Postimi vërtetoi se nuk ka tension mes dyshit pas dramës për tradhti.

“Kylie po qëndron e fortë mes akuzave për tradhti”, tha burimi për Us Weekly.

“Ka shumë njerëz që përpiqen t’i ndajnë ata, por ata e dinë të vërtetën për marrëdhënien e tyre dhe janë të sigurt në atë që kanë”, u shpreh burimi.

Burimi, i cili tha se Travis është ‘100 për qind’ i pranishëm për Kylie dhe fëmijët e tyre, shtoi se reperi vihet në dispozicion të familjes së tij sa herë që është e mundur.

“Kylie është gjithmonë në kërkim të më të mirës për fëmijët e saj dhe nuk do të lejonte që diçka si akuzat për tradhti të ndikonte në jetën e tyre”, shtoi burimi.

Ndërsa burimi tha se akuzat për tradhti që rrethojnë Scottin janë ‘gjithmonë tronditëse’, çifti nuk i nënshtrohet atyre.

“Ai ishte i shpejtë për të mohuar thashethemet sepse nuk ka asgjë për të fshehur”, tha burimi, duke shtuar se “gjithmonë po përhapet një tregim i rremë” për të që ai gjithmonë do ta mohojë.

Travis u mbrojt kundër akuzave se ai e tradhtoi Kylie me një ish-të dashur muajin e kaluar.

Reperi iu përgjigj me shpejtësi një videoje në Instagram të postuar nga një grua e quajtur Rojean Kar, në të cilën dyshohet se shiheshin në të njëjtin set muzikor.

Dyshohet se të dy kishin një marrëdhënie përpara se reperi të fillonte të takohej me Kylie Jenner, sipas TMZ.

Megjithatë, Travis pretendoi se gruaja ishte në të vërtetë një ‘mysafire e paftuar’ në set dhe gjithashtu deklaroi se ai nuk ‘e njeh këtë person’.

Pasi u përhapën me shpejtësi thashethemet për tradhtinë e reperit të Kylie me modelen në Instagram, Travis vendosi t’u japë fund akuzave përmes një postimi në Instagram.

“Po ndodhin shumë ngjarje të çuditshme. Një person i paftuar po nxirrte fotografi fshehurazi në atë që supozohej të ishte një set i mbyllur, ndërsa unë drejtoja një video”, ka shkruar artisti.

“Këtë po e them për herë të fundit. Unë nuk e njoh këtë person. Unë kurrë nuk kam qenë me këtë person. Pra, ju lutemi ndaloni me lojërat e vazhdueshme kibernetike dhe tregimet imagjinar”, shtoi Travis.

Kylie ndërkohë nuk iu është referuar publikisht thashetheme për tradhti nga ana e babait të dy fëmijëve të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori