LAJMI I FUNDIT:

Travis Scott mohon të ketë tradhtuar Kylie Jennerin me modelen Rojean Kar

Travis Scott mohon të ketë tradhtuar Kylie Jennerin me modelen Rojean Kar

Travis Scott ka mohuar pretendimet se ka qenë i lidhur me ish-të dashurën e tij, Rojean Kar, në mes të marrëdhënies me yllin televiziv, Kylie Jenner.

Në përgjigje të provave të supozuara të modeles në Instagram se të dy kanë qenë në xhirime bashkë, reperi bëri një postim në InstaStory duke i adresuar thashethemet.

“Një person i paftuar po bënte fotografi fshehurazi në atë që supozohej të ishte një set i mbyllur, ndërsa unë drejtoja një video”, pohoi ai. “Unë nuk e njoh këtë person. Unë kurrë nuk kam qenë me këtë person”.


Foto: Screenshot/Instagram

Scott, 31 vjeç, më pas me sa duket i kërkoi drejtpërdrejt modeles që “të ndalonte me lojërat e vazhdueshme kibernetike dhe tregimin imagjinar”.

Travis Scott fotografohet me modelen me të cilën ka qenë i lidhur për dhjetë vjet – edhe mes romancës me Kylie Jenner
Lexo po ashtu Travis Scott fotografohet me modelen me të cilën ka qenë i lidhur për dhjetë vjet – edhe mes romancës me Kylie Jenner

Të dy thuhet se u lidhën për herë të parë në vitin 2013, shumë kohë përpara se muzikanti të fillonte lidhjen me Jenner, 25 vjeçare, me të cilën ai ka dy fëmijë.

Me kalimin e viteve, punonjësit e internetit kanë gjetur të dhëna që duket se nënkuptojnë se Scott dhe Kar nuk i kanë ndërprerë kurrë lidhjet.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo gjithashtu u përfol se ishte përfshirë në ndarjen e tij të shkurtër nga Jenner në 2019, të cilën modelja e quajti në atë kohë si “një narrativë e rreme”.

Kylie dhe Travis nga ana tjetër janë bashkë që disa vite, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre.

Rojean Kar (Foto: Instagram)

Çifti kanë bashkë dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë. /Telegrafi/

Travis dhe Kylie (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Kalo në kategori