LAJMI I FUNDIT:

Travis Barker flet pas problemeve shëndetësore dhe shtrimit në spital: Ndihem shumë më mirë tani

Travis Barker flet pas problemeve shëndetësore dhe shtrimit në spital: Ndihem shumë më mirë tani
Foto: Screenshot/Instagram

Travis Barker ka reaguar për herë të parë që pas raportimeve se u dërgua me urgjencë në një spital.

Bateristi i “Blink-182” dhe bashkëshorti i Kourtney Kardashian zbuloi se çfarë ndodhi dhe cili ishte procesi që ai kaloi gjatë qëndrimit në spital.

Barker përdori llogaritë e tij në Instagram dhe Twitter për të shpjeguar detajet më të fundit të asaj që ndodhi.

Gjendja e tij shëndetësore ka shqetësuar shumë ndjekës, madje duke pasur frikë edhe për jetën e tij.

Travis Barker është shtruar në spital për shkak të pankreatitit
Lexo po ashtu Travis Barker është shtruar në spital për shkak të pankreatitit

Disa burime theksuan se bateristi kishte dhimbje të forta në stomak, gjë që e pengoi atë të shkonte në spital.

Nuk është hera e parë që ai përballet me një situatë të rëndë. Në vitin 2008, i njëjti pësoi një aksident avioni ku humbën jetën miqtë e tij.

Mesazhi i Travis Barker në rrjetet e tij sociale:

“Të hënën iu nënshtrova një endoskopie që më bëri të ndihem mirë. Por pas darkës pata dhimbje torturuese dhe që atëherë jam shtruar në spital”, tha ai.

Gjatë endoskopisë, më hoqën një polip shumë të vogël pikërisht në një zonë shumë të ndjeshme, zakonisht të trajtuar nga specialistë, i cili fatkeqësisht dëmtoi një tub kritik të drenazhit të pankreasit. Kjo rezultoi në pankreatit të rëndë që më rrezikoi jetën. Unë jam shumë, shumë mirënjohës që me trajtimin intensiv aktualisht jam shumë më mirë”, përfundoi artisti. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori