LAJMI I FUNDIT:

Trasportuesit privat shpresojnë se do të arrijnë një marrëveshje me Qytetin e Shkupit

Trasportuesit privat shpresojnë se do të arrijnë një marrëveshje me Qytetin e Shkupit

Miliona denarë borxhe, kredi, përmbarues dhe ikje në mërgim. Kështu e përshkruajnë gjendjen e tyre momentale disa nga transportuesit privat, të cilët, për rreth një muaj nuk qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit. Rexhep Ramadani thonë se duke shpresuar se Qyteti i Shkupit do ua paguaj paratë për të cilat kanë punuar, ka hyrë në borxhe prej rreth 100 mijë euro. Tani detyrohet që tetë shoferë t’i largojë nga puna, ndërsa përmbaruesit mund ti marrin pronat e tij.

“Nëse vazhdon kjo ne detyrohemi të ndalemi tërësisht, ti ç’lajmërojmë shoferët, sepse nuk ka të hyra askund. Na kanë detyruar të mbështetemi për muri, rreth 27 vite e punoj këtë profesion… Për borxhin tim prej rreth 100 mijë euro, dua ose nuk dua unë, duhet të shes diçka, ose me përmbarues, na shkon ose shtëpia a banesa, ose nuk ka zgjidhje tjetër nëse nuk na lëshojnë paratë. Deri kur e keni afatin për të paguar borxhet? Afat nuk ka, për çdo ditë lajmërohen, çdo ditë sidomos ata për naftën. Çdo ditë”, u shpreh Rexhep Ramadani, transportues privat.


Ibrahim Haziri thotë se në transportin privat, punon bashkë me dy djemtë e tij. Por pasi Qyteti i Shkupit ua ndërpreu kontratën, ai rrezikon të mbetet pa punë por edhe pa dy djemtë, të cilët kanë nisur procedurat për largim nga vendi.

“Faktikisht, ata duke mos parë perspektivë, të dy djemtë kanë shkuar kanë aplikuar për viza gjermane. Kjo jo që na merr punën, po na merr bukën, por po na merr edhe fëmijët. Janë të detyruar të ikin. Unë kam qen një prej ithtarëve që gjithmonë kam luftuar që rinia, njerëzit të mos ikin. Jetën e kam sakrifikuar nëpër rrugët e botës që të arrijmë deri tek kjo që ta kenë fëmijët e mijë këtu një punë, rreth shtëpisë, e të mos ikin rrugëve të botës, por ja edhe fati i tyre po shkruhet që edhe ata pa tjetër të shkojnë”, shtoi Ibrahim Haziri, transportues privat.

Transportuesit privat thonë se nëse nuk ka marrëveshje, atëherë ata do të përjetojnë kolaps ekonomik, se do u shkatërrohet i gjithë investimi sepse nuk do të kenë mundësi as të shesin autobusët e as të bëjnë ndonjë punë tjetër./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori