LAJMI I FUNDIT:

Trashëgimia e jashtëzakonshme e familjes Gudjohnsen – Ish-futbollisti i Chelseat dhe Barcelonës, ka tre djem që luajnë në nivele të larta te kategoritë e reja (Foto)

Trashëgimia e jashtëzakonshme e familjes Gudjohnsen – Ish-futbollisti i Chelseat dhe Barcelonës, ka tre djem që luajnë në nivele të larta te kategoritë e reja (Foto)

Legjenda e futbollit islandez, Eidur Gudjohnsen, është duke e shijuar suksesin e fëmijëve të tij dhe dashurinë e fansave. 

Ai karrierën e madhe e ka bërë në Ligën Premier duke e fituar titullin me Chelsean, ndërsa ka luajtur edhe për PSV-në, Boltonin, Barcelonën, Monacon, Tottenhamin, Stoke Cityn dhe Fulhamin.

Titulli i kampionit me Chelsean

Edhe pse në moshën 37 vjeçare ai ishte pjesë e kampanjës heroike të Islandës në Euro 2016m ku arritën ta eliminojnë Anglinë dhe humbën nga Franca.


Mbiemri Gudjohnsen është shumë i njohur në shtetin nordik. Babai i Eidur ishte Arnor Gudjohnsen  që zhvilloi për kombëtaren 73 ndeshje.

Babai i Eidur ishte Arnor Gudjohnsen, legjendë irlandeze

Kjo familje nuk ka nevojë të mendojë edhe aq shumë për pasardhës, pasi Eidur të pensionohet, pasi tre djemtë e tij kanë filluar të lejnë gjurmë që tani.

Gudjohnsen ka tre djem– Sveinn Aron (19-vjeç), Andri Lucas (15) dhe Daniel Tristan (11) dhe që të tre merren me futboll.

Familja Gudjohnsen

Aron – që është sulmues krahu e ka nisur karrierën te sistemi i të rinjve te Barcelona. Ai tani luan me Valur Reykjavik dhe është pjesë e Kombëtares islandeze. Ai ka treg gola në tetë ndeshje për kombëtaren e tij.

I dyti Andri Lucas, aktualisht jeton në Barcelonë dhe luan për të rinjtë e Espanyolit.

Lucas është një sulmues dhe shpreson që ta vazhdojë trashëgimin e babait të tij.

Lojtari i Espanyol

Më i vogëli është Daniel Tristan, por që është më i talentuari nga të gjithë.

Si 11 vjeçar luan me të rinjtë e Barcelonës.

Më i vogëli është Daniel Tristan, foto me Messin

Javën e shkuar, Daniel është shpallur si lojtari më i mirë i Cordial Cup, që u fitua nga Barca.

Gara kishte të bënte me tre grupmosha pre U-11, U-13 dhe U-15.

Ai u hodh lojtari më i mirë për grupmoshën e tij U-11 dhe i gjithë turneut.

Eidur me njërin nga djemtë

Eidur Gudjohnsen sezonin e shkuar ka luajtur në Pune City të Indisë dhe tani është në kërkim të skuadrës së re, pasi nuk ka vendosur të pensionet./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

La Liga
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

La Liga
Kalo në kategori