LAJMI I FUNDIT:

Transportonte emigrantë dhe kanabis, arrestohet pakistanezi në Gjirokastër

Transportonte emigrantë dhe kanabis, arrestohet pakistanezi në Gjirokastër

Forcat e policisë në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX kanë arrestuar një pakistanez që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin shqiptar.

Bëhet fjalë për shtetasin J.A. i cili u kap në flagrancë teksa në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, në qytetin e Gjirokastrës, po shoqëronte 6 emigrantë nga vendet Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, që përfshin vende si Siria, Afganistani dhe shtete të tjera në luftë.


Përtej trafikimit, pakistanezi do të përballet edhe me akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, sepse gjatë arrestimit i është gjetur nga forcat e rendit edhe një sasi lënda narkotike, që mendohet të jetë kanabis. /Telegrafi/