LAJMI I FUNDIT:

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit: Kosova me progres ndërsa Shqipëria përkeqësohet

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit: Kosova me progres ndërsa Shqipëria përkeqësohet

Kosova ka shënuar përmirësim në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017.

Sipas “Transparency International”, e cila ka publikuar mbrëmjen e së mërkurës raportin, Shqipëria është përkeqësuar.

Në vitin e kaluar Shqipëria renditej në vendin e 91 nga 180 vende, me 38 pikë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë, ndërsa ndan të njëjtin pozicion me Bosnje-Hercegovinën sa i përket rajonit të Ballkanit.

Në anën tjetër, Kosova ka shënuar përmirësim, pasi është ngjitur nga vendi i 95-të për vitin 2016 (me 36 pikë), në vendin e 85-të (me 39 pikë), transmeton Telegrafi.

Ndërsa sa i përket Evropës Lindore dhe Juglindore, viti 2017 ka shënuar një rritje të autoritarizmit anembanë kësaj pjese të kontinentit të vjetër, duke tronditur kështu përpjekjet antikorrupsion dhe kërcënuar liritë dhe të drejtat civile.

Sipas raportit, shembuj merren Polonia, ku trupat qeveritare kanë marrë kontrollin dhe shpërndarjen e fondeve jetike për organizatat joqeveritare, si dhe Rumania, ku qeveria kaloi një projektligj që vendoste kërkesa raportimi joproporcionale për organizatat joqeveritare.

Transparency International”, analizoi 180 vende në bazë të nivelit të perceptimit të korrupsionit në sektorin publik, përmes një shkalle vlerësimi nga 0 në 100 pikë, ku zeroja tregon një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100-a një vend pa korrupsion.

Në krye të listës renditet Zelanda e Re, e ndjekur nga Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Zvicra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori