LAJMI I FUNDIT:

Transparencë zero për fondin e sigurimeve shëndetësore

Transparencë zero për fondin e sigurimeve shëndetësore

Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve ka vlerësuar se transparenca sa i përket fondit të sigurimeve shëndetësore është zero.

Po ashtu, në këtë Shoqatë thonë se nuk janë plotësuar parakushtet esenciale për fillimin e suksesshëm të grumbullimit të fondit të sigurimeve shëndetësore, ndërkaq Qeveria është optimiste se do t’ia dalë, shkruan “Zëri”.


Sigurimet shëndetësore janë sfida më e madhe e shëndetësisë kosovare të pasluftës, ndërsa implementimi i tyre duhet të merret me kujdes dhe pas një procesi të kujdesshëm të përgatitjeve të gjithanshme.

Ky vlerësim doli në një konferencë të organizuar nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, dhe e mbështetur nga “Suisse Solidar”, në të cilën përfaqësues nga Qeveria dhe OJQ-të debatuan për sfidat e implementimit të sigurimeve shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se sistemi shëndetësor në Kosovë ka vepruar pas luftës pa komponentin e sigurimeve shëndetësore.

Ndërkohë që, pas shumë përgatitjeve Ministria e Shëndetësisë bashkë me ministritë dhe agjencitë e tjera, ai tha se, kanë përcaktuar janarin si muaj kur pritet të fillojë mbledhja e premiumeve (kontributeve) për skemën publike të sigurimeve shëndetësore. Kjo, siç tha Rrahmani, duke u bazuar në Ligjin për Sigurime Shëndetësore dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës, të marrë në gusht të këtij viti. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori