LAJMI I FUNDIT:

Transferimi i të burgosurve nga Danimarka, ministri danez i Drejtësisë falënderon Kosovën për bashkëpunim

Transferimi i të burgosurve nga Danimarka, ministri danez i Drejtësisë falënderon Kosovën për bashkëpunim

Kosova dhe Danimarka kanë anëshkruar Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër dhe promovimin e sundimit të ligjit.

Nënshkrimi i këtij Traktati u bë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj, Nick Haekkerup.


Lidhur me nënshkrimin e këtij Traktati, ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, ka thënë se është krenar dhe i lumtur që kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë që siguron kapacitet më të mirë në burgjet tona të mbipopulluara dhe lehtëson presionin mbi oficerët tanë të burgjeve.

Haxhiu dhe Haekkerup nënshkruan traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka në Kosovë
Lexo po ashtu Haxhiu dhe Haekkerup nënshkruan traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka në Kosovë

“Me traktatin, korniza për dhënien me qira të vendeve të burgut është tashmë në fuqi. Në lidhje me këtë, dëshiroj t’i dërgoj një falënderim të madh Qeverisë së Kosovës për një bashkëpunim të mirë dhe të besueshëm, të cilin pres ta vazhdoj në vitet e ardhshme”, ka thënë Haekkerup.

Me traktat, Danimarka dhe Kosova kanë rënë dakord për kornizën që Danimarka të marrë me qira vende burgje në burgun e Gjilanit me qëllim që deri në 300 të huaj të dënuar me deportim të mund të kryejnë dënimin me burg ose paraburgimin danez atje.

Në traktat parashikohet se burgimi bëhet sipas rregullave daneze dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Danimarkës. Prandaj, të burgosurit do të shërbejnë në kushte që korrespondojnë kryesisht me kushtet në burgjet në Danimarkë.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu javë më parë ka thënë se me akomodimin e të burgosurve danezë Kosova do të përfitojë një donacion milionësh, para të cilat, siç tha ajo, do t’i orientojë në sistem të drejtësisë, Shërbimin Korrektues të Kosovës, por edhe për energjinë e ripërtritshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori