Transferimi i Alexander-Arnold vjen me pasoja të mëdha për veteranin e Real Madridit

Real Madridi pritet ta kompletojë transferimin e Trent Alexander-Arnold, por ardhja e tij është një lajm i keq për një lojtar: Lucas Vazquez.
Pozicioni i krahut të djathtë është një tek i cili Real Madridi ka hasur në shumë probleme këtë sezon dhe me Dani Carvajal të lënduar rëndë në tetor, Vazquez mbeti opsioni i vetëm natyral në atë pozicion.
Veterani spanjoll pati disa paraqitje jo të mira në javët e para pasi mori fanellën e titullarit dhe kjo krijoi dyshime në mendjen e Carlo Ancelottit.
Gjatë javëve të fundit, Lucas nuk ka qenë më zgjedhja e parë e Ancelottit në ndeshjet e mëdha, me Federico Valverden që është përdorur në atë pozicion.
Ardhja e Alexander-Arnold do të thotë se së bashku me të, Real Madridi do të ketë edhe Carvajal dhe Vazquez si opsione në krahun e djathtë.
Kjo do të thotë se ky pozicion do të mbingarkohet dhe do të nevojitet largimi i njërit mes Carvajal dhe Vazquez me këtë të fundit që është favorit për t’u larguar.
Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Relevo, ka dyshime serioze nëse Vazquezit do t’i ofrohet një kontratë e re nga Real Madridi, me zyrtarët e klubit që e shohin këtë si diçka të komplikuar për shkak të faktit se do të jetë zgjedhje e tretë.
Vazquez ka qenë pjesë e Real Madridit tash e 18 vite, por duket se ky është sezoni i tij i fundit me fanellën e bardhë.
Real Madrid do të bisedojë sërish me Vazquez gjatë muajit maj për të diskutuar të ardhmen e tij, por maksimumi që klubi pritet të bëjë është t’i ofrojë një kontratë një vjeçare./Telegrafi/





















































