LAJMI I FUNDIT:

Transferimet më të mira të të gjitha kohërave të Liverpoolit: Nga Dalglish te Salah e Van Dijk – 10 lojtarë që bë historinë në klub

Transferimet më të mira të të gjitha kohërave të Liverpoolit: Nga Dalglish te Salah e Van Dijk – 10 lojtarë që bë historinë në klub

The Reds kanë bërë disa nga blerjet më fantastike ndër vite, por cilët janë më të mirët që kanë mbrojtur ngjyrat e Liverpoolit.

Një klub me suksese pothuajse në çdo hap, ka pasur në mesin e saj lojtarë të jashtëzakonshëm, që iu ka mbetur edhe ‘borxh’ për ndikimin e tyre në klub gjatë viteve.

I fundit transferimi dhe më i shtrenjti në histori të klubi pritet të konfirmohet Darwin Nunez, por klubi ka pasur edhe emra të tjerë që janë blerë shumë më lirë, por kanë lënë gjurmë në klub.


Por cilat janë transferimet më të mëdha në historinë e gjatë dhe të shquar të Liverpoolit?

Goal.com i ka renditur më të mirët që janë afruar ndër vite te Liverpooli.

John Barnes

Një nga futbollistët më të aftë që ka veshur ndonjëherë fanellën e famshme të The Red. Barnes ishte tashmë një lojtar i mirë kur erdhi nga Watford për 900,000 funte, por u bë superstar i vërtetë në Merseyside.

Një pjesë kyçe e skuadrës më emocionuese të Liverpoolit të të gjitha kohërave në sezonin 1987-88. Ai shënoi 108 gola në 407 paraqitje.

Sadio Mane

Nënshkrimi i parë i madh i epokës së Jurgen Klopp. Mane nuk ishte një zgjedhje e preferuar kur u transferua nga Southampton për 35 milionë funte, por nuk iu desh shumë kohë që tifozëve ta kuptonin dhe të bien në dashuri me yllin senegalez.

Një kampion i Evropës, i Botës dhe i Ligës Premier me Liverpoolin.

Mane meriton të quhet si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave – për klubin dhe vendin e tij.

Alan Hansen

Një njeri që luajti një rol qendror në dominimin e Liverpoolit në vitet 1970 dhe 80. Hansen ishte një qendërmbrojtës.

Në 14 vitet që luajti pas ardhjes së tij për 100,000 funte nga Partick Thistle, ai fitoi gjithçka që kishte për të fituar, duke përfshirë tetë tituj ligë dhe tre Kupa Evropiane.

Partneritetet e tij me lojtarë si Phil Thompson dhe, në veçanti, Mark Lawrenson, janë ndër më të mëdhatë në historinë e futbollit anglez. Një futbollist i jashtëzakonshëm.

Virgil van Dijk

Me 75 milionë funte, nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Liverpoolit, por edhe një nga më të mirët.

Van Dijk i transformoi Reds pas ardhjes së tij në mes të sezonit 2017-18, duke e kthyer skuadrën e Jurgen Klopp ndër më të kompletuarat në Evropë.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë të plotë, pastaj më von edhe titullin e kampionit.

Graeme Souness

Lexuesit më të rinj do ta njohin atë si një ekspert televiziv, por në Liverpool, Souness ishte mesfushori më i mirë në botë në atë kohë kur luante. Një lojtar lider.

Në gjashtë sezone të plota në Merseyside pas ardhjes së tij prej 352,000 funte nga Middlesbrough, ai fitoi pesë tituj ligë, duke përfshirë tre radhazi midis 1982 dhe 1984, katër Kupa të Ligës dhe tre Kupa Evropiane.

Ai bëri 359 paraqitje, duke shënuar 59 gola.

Phil Neal

Nënshkrimi i parë i Bob Paisleyt si menaxher i Liverpoolit. Neal është lojtari më i dekoruar në historinë e klubit, pasi ka fituar tetë tituj kampioni, katër Kupa Evropiane, katër Kupa të Ligës dhe një Kupë UEFA gjatë një periudhe të lavdishme 12-vjeçare.

Asnjëherë nuk u lëndua dhe ishte një ekzekutues i mirë i penalltive. Ai bëri më shumë se 650 paraqitje dhe shënoi 59 gola si mbrojtësi i djathtë.

Ray Clemence

Standardi, kur bëhet fjalë për portierët e Liverpoolit. I panjohur kur u nënshkrua nga Bill Shankly në vitin 1967.  Clemence vazhdoi të bënte 665 paraqitje për Liverpoolin, duke fituar 13 trofe, përfshirë pesë kampionate, tre Kupa Evropiane dhe dy Kupa UEFA.

Clemence u ble për 18 mijë funte dhe përfaqëson ndoshta blerjen më të madhe në historinë e Reds.

Vetëm Alisson Becker, portieri aktual, i është afruar shumë afër me ndikimit e tij që ka tani.

Mohamed Salah

I refuzuar nga Chelsea, pas një periudhe të shkurtër dhe të keqe në Stamford Bridge, Salah u kthye në Angli në vitin 2017 për 35 milionë funte.

Sezoni i tij i parë në Liverpool ishte i jashtëzakonshëm, duke sjellë 44 gola në të gjitha garat,  32 prej tyre në Ligën Premier – një rekord në një sezon me 38 ndeshje.

Sezonin pasardhës, ai u bë fitues i Ligës së Kampionëve, dhe më pas duke shtuar Superkupën Evropiane, Kupën e Botës për Klube dhe në vitin 2020 edhe Ligën Premier.

Ai ka 156 gola në 254 paraqitje, duke e vendosur atë në vendin e nëntë në listën e të gjitha kohërave të Reds. Salah është ‘Mbreti egjiptian’ dhe nënshkrimi më i mirë i Reds në epokën e Ligën Premier.

Ian Rush

Golashënuesi më i mirë në historinë e Liverpoolit. Rush ishte 18-vjeçar i panjohur kur kaloi nga Chester City për 300,000 funte dhe iu desh pak kohë për të gjetur vetën në Merseyside.

Ai shënoi 207 gola në gjashtë sezone e gjysmë midis viteve 1981 dhe 1987 dhe pas një viti të vështirë në Itali me Juventusin, ai u rikthyer dhe shënoi edhe 139 gola të tjerë.

Ai fitoi pesë tituj ligë, pesë kupa të ligës, tre FA Cup dhe një Kupë Evropiane.

Kennt Dalglish

Kur Kevin Keegan njoftoi se do të largohej nga The Reds për në Hamburg, shumë tifozë pyetën veten se si do t’ia dilte skuadra e Bob Paisley.

Por Dalglish do të mbushte boshllëkun e lënë. Ai në fakt do të vazhdonte të bëhej lojtari më i madh në historinë moderne të Liverpoolit.

Ai shënoi 172 gola në 515 paraqitje. I njohur si ‘King Kenny’, ai ka një pjesë të tribunës me emrin e tij në Anfield.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Boks
FFK vjen me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen ndaj Rumanisë

FFK vjen me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'

Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'

Ligat tjera
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Rumani–Kosovë, numër i pabesueshëm spektatorësh në ‘Arenën Kombëtare’

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Rumani–Kosovë, numër i pabesueshëm spektatorësh në ‘Arenën Kombëtare’

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova luan 'ndeshjen e jetës' në udhëtim te Rumania

Kosova luan 'ndeshjen e jetës' në udhëtim te Rumania

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda me disa ndryshime në rreshtim dhe emra

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda me disa ndryshime në rreshtim dhe emra

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori